LAJMI I FUNDIT:

Wilder i dërgon mesazh Furyt: Do t’i shkaktoj dëmtime serioze

Wilder i dërgon mesazh Furyt: Do t’i shkaktoj dëmtime serioze
(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Menjëherë pas triumfit ndaj Luis Ortiz, Deontay Wilder konfirmoi se në fillim të vitit të ardhshëm do ta zhvillojë rimeçin edhe ndaj Tyson Furyt.

Kampioni i WBC-së e mbrojti titullin e tij me një nokaut në raundin e shtatë, ndërsa boksieri i vetëm që ka dalë nga ringu i pamposhtur nga amerikani është mbetet ‘Gypsy King’, me të cilin barazuan në mënyrë kundërthënëse në dhjetorin e kaluar.

Wilder flet pas fitores ndaj Ortiz dhe zbulon kundërshtarin e radhës
Lexo po ashtu Wilder flet pas fitores ndaj Ortiz dhe zbulon kundërshtarin e radhës

Dhe pas fitores ndaj Ortizit në Las Vegas, Deontay në stilin e tij u zotua se do t’i shkaktojë dëmtime serioze kundërshtarit të radhës, me të cilin pritet të ndeshet në muajin shkurt.


Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Tashmë i kam dhënë tronditje. Planifikoj t’i shkaktoj dëmtime akoma më të mëdha”, ka deklaruar Wilder për rimeçin ndaj britanikut.

“Ata (ekipi i Furyt) nuk e duan këtë duel. Ose do ta kishin tërhequr rimeçin… Ata e dinë se unë jam shumë i rrezikshëm me dorën e djathtë. Ai e ka thënë këtë miliona herë. Dhe do ta ndiejë sërish, por në një mënyrë më të keqe, në shkurt. Mezi po pres”, ka shtuar kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori