LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett, në përvjetorin e marinsave fton në darkë veç Kurtin e Osmanin

Ambasadori Kosnett, në përvjetorin e marinsave fton në darkë veç Kurtin e Osmanin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, të shtunën ka ftuar kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeminsitre nga LDK, Vjosa Osmani në ceremoninë e përvjetorit të marinsave amerikane.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një postimi në Instagram.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e SHBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka shkruar Kurti.


View this post on Instagram

Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja.

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on Nov 24, 2019 at 6:41am PST