LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa Qytetare e Shtimes i bashkohet Vetëvendosjes

Iniciativa Qytetare e Shtimes i bashkohet Vetëvendosjes

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Iniciativa Qytetare e Shtimes i është bashkuar Vetëvendosjes.

Lajmin e ka  bërë të ditur vetë Kurti, përmes një postimi në Facebook,  duke thënë se kjo Iniciativë u formua nga një grup intelektualësh në vitin 2017 që për synimin kishin t’i jepnin fund politikave korruptive të qeverisjes lokale në Shtime dhe një alternativë të re zhvillimore kësaj komune.

“Të prirë nga parime të shëndosha dhe progresive, ata gjetën përkrahjen e qytetarëve të Shtimes dhe në vitin 2017 arritën që suksesshëm ta mbështesin kandidaturën e pavarur për kryetar komune të z. Fatmir Rashiti i cili shkoi në balotazh me PANistët. Duke parë që PANistët tashmë ishin shndërruar në një makineri që kokën e kishte nivelin qendror, kjo iniciativë e barti betejën duke mbështetur kandidaturën e z. Fatmir Rashiti për deputet dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Kurti.


“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me PANistët në opozitë, u hapën mundësitë për ndryshime dhe kjo po bëhet e dukshme ende pa u certifikuar rezultatet. Qytetarët, intelektualët, profesionistët, talentet dhe të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër kanë ndihmuar që ky ndryshim të vijë në shprehje e kanë të qartë që duhet shumë punë për ta kthyer vendin në binarët e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik, andaj edhe po shprehën të gatshëm të kontribuojnë që ndryshimi të jetë sa më i plotë. Në këtë frymë na u bashkua Iniciativa Qytetare e Shtimës sot, që në radhët e veta numëron intelektualë e profesionistë të shquar të asaj komune e të këtij vendi”.

Më tej Kurti  ka thënë se “Fatmir Rashiti ka punuar në arsim deri në vitin 2002. Nga ajo kohë ai filloi të angazhohet edhe politikisht duke shërbyer si nënkryetar i Komunës së Shtimes deri në vitin 2004, prej ku më pas emërohet Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtimes deri në vitin 2007. Nga ky vit, kur edhe ishte anëtari më i votuar në radhët e PDK-së, ai rikthehet si nënkryetar i komunës për tri mandate me radhë deri në vitin 2017 kur edhe jep dorëheqje nga PDK-ja për shkak të keqqeverisjes. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai i hyri garës për Komunën e Shtimes si kandidat i pavarur dhe arriti të shkoj në balotazh me PAN-in”.

Ai ka përmendur edhe anëtarët e tjerë të se Iniciativës Qytetare të Shtimes që i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori