LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Me Higuainin kuptohemi vetëm me sy, Sarri arsyeja që qëndrova te Juventusi

Dybala: Me Higuainin kuptohemi vetëm me sy, Sarri arsyeja që qëndrova te Juventusi
Paulo Dybala. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Paulo Dybala është rikthyer në një futbollist kyç te Juventusi pas problemeve që kishte në fund të vitit të kaluar dhe në këtë fillim sezoni.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar dhe asistuar rregullisht në ndeshjet e fundit, duke u bërë përsëri i rëndësishëm.


Numri 10 i Zonjës së Vjetër ishte pranë largimit në afatin kalimtar veror, por thotë se qëndroi për shkak të trajnerit Sarri.

“Sarri më ka dhënë liri të mëdha në fushë dhe ardhja e tij ka qenë arsyeje që të mos largohem”, ka deklaruar Dybala.

Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Dybala ka folur edhe për bashkëkombësin e tij Gonzalo Higuain, me të cilin thotë se kuptohen në sy.

“Me Higuainin kuptohemi me sy. E njohim njëri-tjetrin, por flasim shumë edhe përpara ndeshjeve. Kemi shënuar shumë së bashku. Jemi një dyshe shumë e bukur dhe shpresojmë të bëjmë edhe më mirë në vazhdim”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori