LAJMI I FUNDIT:

Loredana reagon pas intervistës së fundit të Mozzikut për gazetën zvicerane

Loredana reagon pas intervistës së fundit të Mozzikut për gazetën zvicerane

Reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Gramoz Aliu, apo i njohur si Mozzik ka dhënë së fundmi intervistë për një prej të përditshmëve më të lexuara zvicerane, “20 minuten”.

Ai ka folur për herë të parë pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një vajzë, duke komentuar edhe për skandalin që ndodhi në Zvicër me disa mijëra franga që dyshohet se Loredana ia mori një çifti.

Megjithatë, reperi për asnjë moment nuk i kurseu fjalët e mira për Loredanën, duke thënë se kanë kaluar çaste të ëmbla së bashku.


“Kemi shkruar së bashku në Instagram dhe mendoj se është grua e shkëlqyer. Prita një javë dhe kemi shkruar përsëri. Në ditën e Shën Valentinit katër vite më parë, u takuam. Shkuam në një restorant dhe na shikuan të gjithë. Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë – kjo është kur u ndava me Lorin. Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, ka thënë Mozzik.

Pas kësaj interviste të tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Loredana, e cila publikoi në InstaStory një video të gazetës “20 minuten”, të cilën po e mbante në duar.

Kujtojmë që ka qenë pikërisht kjo gazetë, ajo e cila ka raportuar e para mbi skandalin e madh të reperes me çiftin zviceran, të cilët e akuzojnë për zhvatje dhe kanosje.

Mozzik për gazetën zvicerane “20 minuten”, rrëfen për gjithë historinë me Loredanën: U ndamë sepse nuk funksionoi më
Lexo po ashtu Mozzik për gazetën zvicerane “20 minuten”, rrëfen për gjithë historinë me Loredanën: U ndamë sepse nuk funksionoi më

“Është koha me lexu pak gazetë, si zakonisht aty është gazeta ’20 Minuten’ që gjithmonë bënë reklamë në emrin tim”, dëgjohet duke thënë përgjatë videos reperja Zefi.

Nuk dihet nëse një gjë të tillë ajo e ka thënë me thumbim ndaj gazetës, e cila ka raportuar në vazhdimësi për skandalin e saj, apo vërtetë ka krijuar një mendim të mirë për të, marrë parasysh faktin që ajo ka intervistuar ish-partnerin e saj.

Sido që të jetë, vetëm pak orë më vonë, Loredana vendosi ta fshijë nga InstaStory këtë video. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori