Reperi kosovar Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik ka folur për herë të parë pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një vajzë, duke komentuar edhe për skandalin që ndodhi në Zvicër me disa mijëra franga që dyshohet se Loredana ia mori një çifti.
Mozzik ka thënë për 20 minuten, se është duke qëndruar në Kosovë derisa gjatë ditës së nesërme do të kthehet për në Zvicër, për të dhënë një koncert në Rinora 4.
Tutje, i njëjti tha se e do Zvicrën dhe banorët e saj, pasi që janë të zellshëm dhe punojnë shumë.
Reperi kosovar shtoi se i urren makinat e shtrenjta dhe bizhuteritë, por, thotë se kjo është vetëm një pjesë e stilit të jetesës së çdo reperi. Derisa ka folur për atë që e bën të lumtur, Aliu ka përmendur vajzën e tij, Hanën.
“Familja ime, vajza ime e dashur Hana dhe puna ime”, thotë ai, derisa, deklaron se kënga ‘Dhelpër dinake’ nuk është dedikim, pasi që e kishte shkruar dy vite më parë.
“Loredana është nëna e vajzës time. Unë kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të”, tha, derisa përmendi herën e parë kur e takoi atë.
“Kemi shkruar së bashku në Instagram dhe mendoj se është grua e shkëlqyer. Prita një javë dhe kemi shkruar përsëri. Në ditën e Shën Valentinit katër vite më parë, u takuam. Shkuam në një restorant dhe na shikuan të gjithë. Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë – kjo është kur u ndava me Lorin. Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, shton ai, derisa flet edhe për vajzën.
“Unë jam në kontakt me të çdo ditë përmes videove. Herën e fundit që e pash është para dy muajsh, por, ajo më mungon çdo ditë. Do ta shoh në dhjetor pasi që ajo e ka ditëlindjen”, shton ai.
Mozzik ka thënë se nuk e ka problem që të humb letrat e Zvicrës pas divorcimit, derisa, shton se Loredana ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, mirëpo, që e njëjta duhet të ndryshojë.
Reperi nga Ferizaj nuk ka pranuar që të komentojë se sa të rëndësishme janë paraja dhe luksi për ish-gruan e tij, derisa, nuk foli as për lajmet se Loredana ka mashtruar një çift nga Valais duke ia marrë mijëra franga.
Ai ka treguar edhe ditën kur kishte ndodhur bastisja në shtëpinë e tyre, kur edhe e morën Loredanën.
“Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Unë isha në shok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe”, shton ai.
“Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë u dëgjova përsëri me Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të del që ajo e bëri, unë do të mendoj se nuk e bëri”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës