Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 8 muaj burgim me kusht, të akuzuarin për rrezikim të trafikut publik, Qenan Maxhuni.
Sipas aktgjykimit të shpallur të premten, nga gjykatësi Alban Ajvazi, të akuzuarit nuk do t’i ekzekutohet dënimi me burgim nëse nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën prej dy vite, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu i akuzuari Maxhuni është ngarkuar edhe me pagesën e paushallit gjyqësor në shumën prej 30 euro, kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 30 euro, ekspertizën mjekoligjore në shumën prej 20 euro si dhe ekspertizën e komunikacionit rrugor në shumën prej 40.88 euro.
Ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.Gjykatësi Ajvazi bëri të ditur se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.
Ndryshe i akuzuari Maxhuni kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 20 nëntor të këtij viti.Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 19 gusht 2016, kishte ngritur aktakuzë ndaj Qenan Maxhunit, për veprën penale ”rrezikim i trafikut publik” nga neni 378, paragrafi 8 të KPRK-së.
Ai akuzohet se më 31 mars 2015, në rrugën “Agim Ramadani” Prishtinë, duke lëvizur në drejtim të QKUK-së, saktësisht përballë Ministrisë së Arsimit, duke drejtuar automjetin e tipit “VW Passat 3C”, nga pakujdesia, ka rrezikuar jetën e njerëzve në atë mënyrë që e ka shkelur nenin 150.1 të Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, ashtu që nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësor në vendkalim për këmbësor, me ç’rast e godet këmbësoren të dëmtuarën Nazife Aliu, e cila nga goditja pëson lëndime të rënda trupore. /Betimipërdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?