LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Uglaninin: Dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të paraqiten botërisht

Kurti takohet me Uglaninin: Dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të paraqiten botërisht

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me nënkryetaren  Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarët e kryesisë së Lëvizjes,  Xhelal Sveçla dhe Hydajet Hyseni, priti në takim kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), Sylejman Uglaninin, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie  Salih Hoti, sekretari i përgjithshëm Ahmedin Shkrijel, sekretari i përgjithshëm i këshillit nacional të Boshnjakëve Mirza Hajdinoviq dhe kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi.

Në njoftimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se në këtë takim miqësor, Uglanin e uroi kryetarin Kurti për zgjedhjet demokratike dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ai shprehu dëshirën e tij që institucionet, qeveria e re të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe ndryshimi për të cilin kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës të vihet në jetë sa më parë”, thuhet në njoftimin e LVV-së, transmeton Telegrafi.


LVV bën të ditur se Kurti e falënderoi kryetarin  Uglanin për urimin dhe vizitën dhe e njoftoi atë me situatën politike në Kosovë, në prag të formimit të institucioneve të reja si dhe me prioritetet e qeverisë së re.

“Punësimi dhe drejtësia për të gjithë dhe pa dallime janë dy synimet kryesore që i lidhin njerëzit dhe e përparojnë vendin”, ka thënë Kurti gjatë takimit.

Tutje në njoftim thuhet se Uglani e njoftoi kryetarin Kurtin për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi.

Kurti dhe Uglanin u pajtuan që dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të grumbullohen e të paraqitën botërisht në mënyrë që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën por edhe të detyrohet ta ndalë diskriminimin.

Në fund të takimit, Kurti dhe Uglanin shprehen dëshirën për kontakte dhe takime në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori