LAJMI I FUNDIT:

Nëntë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Nëntë persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Shoferi i një automjeti motorik është lënduar rëndë në një nga gjithsej 15 aksidentet që kanë ndodhur dje. Në shtatë aksidente me lëndime më të lehta kanë kaluar tetë persona, ndërsa në katër janë shkaktuar dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka sanksionuar 19 shoferë, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga trafiku ka përjashtuar dy shoferë, të cilët e kanë ngarë veturën nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë para se të marrin patentën e shoferit, si dhe 13 automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë, të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tetë shoferë për rreshtim të parregullt, një shoferë për parakalim të parregullt, një shofer që nuk u ka dhënë të dejtë kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi, një për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, 20 persona për mosposedim të rripit të sigurisë, si dhe 27 shoferë të cilët kishin përdoruar celularin gjatë drejtimit të automjetit.


Është sanksionuar edhe një shofer që ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Janë hasur 108 automjete që nuk janë parkuar sipas rregullave, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 71 automjete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori