Përkundër vullnetit për bashkëqeverisje, tashmë kanë kaluar dy javë nga takimi i fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisjes së ardhshme.
Dy partitë mungesën e takimeve reciproke gjatë kësaj kohe nuk e konsiderojnë ‘ngërç’ në mes tyre, por kanë dallime në periudhën kohore se kur duhet të ndodhë përmbyllja e marrëveshjes bashkëqeverisjes.
Në VV kërkojnë që sa më parë të ndodhë ky takim, ndërsa në LDK thonë se takimi do të ndodhë kah mesi i javës së ardhshme, pas certifikimit të zgjedhjeve, pasi sipas tyre nuk mund të ketë ndarje të pushtetit pa e ditur saktë numrin e deputetëve.
Ky vakum katërmbëdhjetë ditësh pa takime për përfaqësues të shoqërisë civile është i panevojshëm.
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë për KosovaPress se nuk i pengon asgjë mos certifikimi i rezultateve të KQZ-së për të diskutuar mbi disa tema që ka dallime.
Ajo i bën thirrje LDK-së që me të njëjtin intensitet të takimeve që kanë pasur grupet punuese të ndodhin takimet mes dy krerëve partiakë.
“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë që të nënshkruajmë marrëveshjen para se KQZ-së të certifikojë rezultatet zgjedhore. Mirëpo, nuk na pengon asgjë që ne të flasim për temat. Në këtë rast nëse kemi përfunduar më se 80 për qind të çështjeve programore, tash është diskutimi mbi ndarjen e ministrive dhe po ashtu çështja e dialogut me Serbinë, por edhe ndonjë çështje tjetër që grupi punues nuk ka gjetur pajtim. Prandaj unë nuk e kuptoj në qoftë se ka ndonjë hezitim nga ana e LDK-së se pse ka deklarata të tilla për sa kohë në takimet e brendshme që kemi pasur ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Prandaj, ne ftojmë ata që me intensitetin e njëjtë që kanë pasur grupet punuese të vazhdojnë edhe takimet e kryetarëve. Ne do të angazhohemi që takimi të ndodhë sa më parë”, thotë Haxhiu.
Më skeptik që takimi të ndodhë brenda kësaj jave shprehet zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, i cili thotë se kjo mund të ndodhë kah mesi i javës së ardhshme, pasi që nuk mund të ketë një takim ku ndahen ministritë, pa pasur një informatë të saktë se sa deputetë i kanë dy partitë.
“Diku kah mesi i javës tjetër do të kemi edhe certifikimin e rezultateve nga KQZ-së, pastaj sa më shpejt që do të lejojë agjenda e dy liderëve, Mustafa dhe Kurti do të kemi edhe takimin e radhës për të bërë përmbylljen edhe të aspektit politik të marrëveshjes të bashkëqeverisjes. Ky takim do të mbahet pas certifikimit të rezultateve. Nuk mund të kemi një takim ku ndajmë pushtetet, pra të kemi strukturën finale të qeverisë së ardhshme dhe ndarjen e pushteteve, ministrive në mes dy partive tona pa pasur një informatë të saktë se sa deputetë do të kemi si dy parti. A do të kemi 57 apo 61, kjo është mjaft e rëndësishme. Prandaj do të presim deri në certifikimin nga ana e KQZ-së që të kemi edhe konfirmimin e ulëseve në Parlament”, thotë Mustafa
Analisti politik, Arton Demhasaj këto vonesa i sheh si një tendencë të LDK-së për ta parë në një pozitë më të butë Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që të rriten apetitet për postet ministrore.
“Nuk është nevoja të pritet certifikimi i rezultateve, por thjesht duhet të mbahen takime për diskutimet e tyre për përafrimin e programeve e tyre politike. E njëkohësisht për krijimin e plan-programit qeverisës dhe ndarjen e resurseve qeveritare mes këtyre dy subjekteve politike. Që në momentin kur kemi shpalljen ose certifikimin e rezultateve finale të KQZ-së, këto të jenë të gatshme dhe menjëherë të mos ketë vonesa të tjera…Potencialisht, LDK pret këtë që të sheh një pozitë pak më të butë të VV-së nga ana e numrit të deputetëve që kjo pastaj të shndërrohet tek ajo ndarja e posteve ministrore që i bëjnë këto dy subjekte politike”, thotë Demhasaj.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të KQZ-së ka dalë e para, pasuar nga LDK.
Këto dy parti kanë mbi një muaj që po tentojnë formimin e qeverisjes së ardhshme. Ndërsa, pas vendimit të fundit të PZAP-së dhe Supremes me largimin nga votat e përgjithshme të fletëvotimeve nga Serbia, koalicioni Nisma-AKR-PD momentalisht është mbi pragun zgjedhor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani dhe Kurti zhvilluan takime me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Kiev: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës
Lumbardh Salihu: Rinia është shpirti i Kosovës dhe duhet të qëndrojë aktive në vendin e vet
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor
Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar
Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit