LAJMI I FUNDIT:

Kurti u premton francezëve luftimin e korrupsionit

Kurti u premton francezëve luftimin e korrupsionit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim një delegacion të Parlamentit francez, që kryesohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) dhe njëherit deputeti në Parlamentit Kombëtar të Francës, Jacques Krabal.

Në takim, Kurti tha se qeveria e ardhshme krahas prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik që krijon vende të reja pune, do të angazhohet që studentët që studiojnë e punojnë jashtë vendit të kthehen në Kosovë dhe t’i vazhdojnë studimet nga këtu duke bërë praktikë në institucionet e ndryshme publike ku edhe do të mund ta shpërndanin njohurinë dhe kulturën e punës që e kanë përvetësuar prej vendet nga vijnë.

Komunikata e plotë e LVV-së:


Sot, Kryetari Kurti, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Saranda Bogujevci, Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti dhe anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Fitore Pacolli priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) dhe njëherit deputetin e Parlamentit Kombëtar të Francës, z. Jacques Krabal, të shoqëruar nga Drejtuesi i Misionit për Evropë në APF, deputeti Belg, z. Jean Charles Luperto, Sekretari i Përgjithshëm Administrativ i APF, z. Emmanuel Maury dhe këshilltari i APF për rajonin e Evropës, z. Fatmir Leci, Cécile Fisterberg dhe Fikrije Pllashniku nga Ambasada Franceze, si dhe Bardha Etemi nga MPJ.

Z. Krabal e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehu bindjen se një proces i tillë zgjedhor e demokratik mund të merret shembull nga 88 shtetet anëtare të APF. Ai tregoi se APF i ka dy misione: të ofroj mundësi për mësimin e gjuhës frënge dhe të ndihmoj në zhvillimin e demokracisë në vendet anëtare të APF-së, dhe vendet tjera duke respektuar sovranitetin e secilit shtet. Sipas tij, Kosova ka bërë punë shumë të mirë drejt zhvillimit dhe kulturës frankofone por ka nevojë që të përmirësohet cilësia e mësimdhënies së gjuhës frankofone në të gjitha nivelet shkollore dhe akademike. Ai shprehu bindjen se me qeverisjen e ardhshme dhe bashkëpunimin e ndërsjellë do të ketë më shumë suksese në këtë pikë.

Z. Luperto theksoi rëndësinë e mundësive që ofrojnë organizatat ndërkombëtare si APF për shtrirjen e ndikimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai tha se APF dhe Kosova si anëtare e saj janë që të dyja në situatë fituese kur bashkëpunojnë.

Kryetari Kurti i falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar për përparimin e statusit të Kosovës përbrenda APF-së në të ardhmen. Ai tha se qeveria e ardhshme krahas prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik që krijon vende të reja pune, do të angazhohet që studentët që studiojnë e punojnë jashtë vendit të kthehen në Kosovë dhe t’i vazhdojnë studimet nga këtu duke bërë praktikë në institucionet e ndryshme publike ku edhe do të mund ta shpërndanin njohurinë dhe kulturën e punës që e kanë përvetësuar prej vendet nga vijnë.

Në fund të këtij takimit, palët u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre drejtë përparimit të statusit të Kosovës në APF dhe për zhvillimin e kulturës frankofone dhe demokracisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Lajme
Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Lajme
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Kronika e Zezë
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Drejtësi
​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Lajme
Kalo në kategori