Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë ngërç sa i përket ndërtimit të një bashkëpunimi politik me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haziri ka shtuar se deri tani kanë arritur pajtueshmëri në disa sektore, por ka thënë se nuk janë ndaluar takimet mes LDK e VV.
”Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e politikave terciale”.
”Ky koalicion nuk është duke i dhënë prioritet ndarjes së kulaçit. Në parimin e dytë jemi duke përafruar të gjitha politikat e brendshme, ndarja e përgjigjësive brenda institucionit do të jetë hapi i fundit. Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit”.
”Drafti i parë në arritjen e qëllimeve është bërë gati. Takimet do të ndodhin sipas kalendarit që ne jemi pajtu.Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit”.
Haziri ka bërë të ditur në Info Magazine se LDK nuk pranon bashkëpunim me partitë tjera sa i përket ndërtimit të qeverisë, njofton Klan Kosova.
”LDK e ka opsionin e ndërtimit të koalicionit me Vetëvendosjen. Nuk pranon formë dhe bashkëpunim me partitë tjera”.
”Deri tani në Kuvend janë këto parti që janë dhe pritje jo reale tani nuk kemi. Në momentin që mund të ketë ulëse edhe Nismas dhe AKR-së do të kemi një rrethanë të re politike. Çështjet që lidhen me ndarjen e përgjëgjsive do të jenë në tavolinë deri në hapin e fundit. Ne nuk kemi ardhur deri atje”, tha ai.
”Jemi ithtarë të qartësisë të çështjeve që munden rrugës me na shkaktu problem. Është mirë me i eliminu të gjitha paqartësitë duke përfshirë edhe rolin e presidentit pasi LDK po e sheh këtë partneritet si 4+. Ne po punojmë për një mandat, por jemi duke parë si mundësi përtej këtij mandati”, ka thënë Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj