LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Hijet e Bardha” me David Carson, më 22 nëntor në Galerinë Qahili

Ekspozita “Hijet e Bardha” me David Carson, më 22 nëntor në Galerinë Qahili

Galeria Qahili ka bërë të ditur se do të bëjë hapjen e ekspozitës Hijet e Bardha me David Carson më 22 nëntor 2019 duke filluar nga ora 20:00.

Sipas një njoftimi, “#HijeteBardha” do t’iu prezantoj dizajnin grafik përmes syve të njërit nga dizajnerët më të rëndësishëm në botë, David Carson.


Carson duke përdorur një stil origjinal bëri revolucion në komunikimet vizuele në vitet e 90ta.

Ai gjithashtu thuhet se shtyu kufijtë e dizajnit grafik duke krijuar një identitet unik.

#HijeteBardha është një aktivitet artistik që çdo vit ngërthen tema të ndryshme në vete.

Përveç kësaj, është një festë që mbledh njerëzit dhe festohet me art. /Telegrafi/