Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ka thënë se rritja ekonomike mesatare e Kosovës brenda dy viteve të fundit nuk është e mjaftueshme për rritjen vendeve të punës.
Zhang gjatë fjalimit në 20-vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës, shtoi se Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar dhe mungesë të investimeve të huaja.
“Rritja ekonomike mesatare e Kosovës brenda dy viteve të fundit është rritur 3 për qind deri 4 për qind, por që nuk është e mjaftueshme për rritjen vendeve të punës. Ne shohim deficit të lartë tregtar dhe deficit të lartë në investimet e huaja direkte. Remitancat, eksporti dhe tregtia duhet të përmirësohen në mënyrë që Kosova ta ketë një zhvillim të qëndrueshëm. Duhet të ketë kujdes në shpenzimet qendrore”, tha Zhang, përcjell Telegrafi.
Në një fjalim rasti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky institucion është një tregim suksesi për rajonin.
“Më shpalljen e pavarësisë filloi një reformë e re për Kosovën dhe që atëherë BQK-ja ka shënuar stabilitet financiar. Në këtë rrugëtim mund të them se BQK-ja është tregim suksesi në gjithë rajonin”, tha Thaçi.
Ndërsa, guvernatori Fehmi Mehmeti tha se BQK ka vënë bazën e shtet-ndërtimit me themelimin e saj.
“BQK-ja është institucion i ri krahas angazhimeve të mëdha për organizimin nga e para, filloi së angazhuari për ndërtimin e infrastrukturës financiare për fillimin e sistemit financiar në Kosovë. Në këtë mënyrë BQK-ja shumë shpejt filloi aktivitetin për ndërtimin e sistemit të pagesave, formulimin e kornizave për sektorin financiar”, tha Mehmeti.
Përveç fjalimeve të drejtuesve të lartë të shtetit, të BQK-së dhe të institucioneve ndërkombëtare, konferenca do të jetë e ndarë në katër sesione, ndërsa pritet që të prezantohet studimi “Qeverisja Korporative e Bankave në vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e qeverisjes korporative të bankave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë