LAJMI I FUNDIT:

Katër gola të shënuara dhe shumë spektakël në mes Argjentinës dhe Uruguait që përfundoi pa fitues

Katër gola të shënuara dhe shumë spektakël në mes Argjentinës dhe Uruguait që përfundoi pa fitues

Argjentina dhe Uruguai dhuruan spektakël në miqësoren e zhvilluar në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael, sfidë në të cilën luajtën titullarë dhe shënuan emra të tillë si Lionel Messi, Sergio Aguero, Luis Suarez dhe Edinson Cavani, me “yllin” e Barcelonës që u rikthye në përfaqësuesen bardhekaltër pas një mungesë të gjatë.

Gjithçka nisi keq për Argjentinën, që e pa veten në disavantazh në minutën e 34-të, falë bashkëpunimit mes Suarezit dhe Cavanit, me sulmuesin e PSG-së që realizoi nga një distancë e afërt.


Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa 18 minuta pas startit të pjesës së dytë, Sergio Aguero, i i shërbyer nga Lionel Messi (goditje e lirë), barazoi me kokë 1-1.

Vetëm 5 minuta më vonë Suarez ndëshkoi për herë të dytë portierin Andrada, ndërsa golin e barazimit dhe të rezultatit përfundimtar 2-2 e shënoi Lionel Messi me 11-metërsh në minutën e dytë shtesë.

Tifozët izraelitë u dëfryen me një miqësore luksi, që për nga antagonizmi dhe spektakli i dhuruar në fushë i ngjante një përballjeje të kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori