Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur rreth gjasave për tu kualifikuar në Kampionatin Europian Euro2020, ndërsa shtoi se deri sot nuk e kishte menduar aspak Maqedoninë Veriore.
”Më duhet të them që deri sot mendjen nuk e kam pasur në Maqedoninë Veriore. Nuk kam dashur t’ja përcjell këtë ide askujt se rruga do të ishte e pamundshme të kualifikoheshim drejtpërdrejtë pa Maqedoninë”.
”Nga dje nga ora 20:00, kemi vëmendjen në Maqedoninë Veriore por duhet të them qartë se kam parë disa pamje të Maqedonisë, por nuk mund ta jap një vlerësim tipik. Nesër do të jem në Shkup dhe do ta fillojë punën për këtë lojë”.
”Është gjithmonë e njëjta për mua, duhet t’i respektojë të gjitha ekipet. Edhe Maqedonia Veriore është ekip i mirë, kundërshtar i fortë dhe ne duhet të jemi të gatshëm”.
Challandes u shpreh në Info Magazinën e Klan Kosovës, që për ndeshjen e radhës duhet përgatitur shumë, pasi duhet konsideruar si lojë të vështirë.
”Nëse mendojmë lehtë se është e mjaftueshme, nuk ka shans të fitojmë por këtë lojë duhet ta marrim si lojë të vështirë dhe duhet të marrim përgatitje të mira”.
”Unë jam i përqendruar tek lojtarët e mi por sot s’mund të them më shumë. Unë nuk i frikësohem lojës me Maqedoninë asnjëherë. Duhet të rrimë në këmbë në tokë, por një finale është e parë sepse nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës. Kemi luajtur lojë të mira deri tani, por duhet të kemi rritje në punë, përparim, organizim”.
Ai ka folur gjithashtu edhe për performancat e futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, derisa pati disa fjalë edhe për Vedat Muriqin.
”Nuk kemi aq shumë lojtarë në Kosovë. Ne nuk kemi mundësi të njëjta sikur Anglia. Por flasim tani për Vedat Muriqin, deri më tani ai ka luajtur dhe për mua ai është numër 1 e më pas si trajner i tij meqë kemi një lojtar të lënduar dhe të pezulluar duhet t’u japim besimin edhe lojtarëve të tjerë”.
”Unë do ta mbledh një grup lojtarësh që mund të luajnë si Muriqi, Zeneli, Rashica, por e rëndësishme është që të luajnë edhe lojtarët tjerë. E rëndësishme në këtë kohë, është që numrat 14, 15 të luajnë mirë”.
”Nuk ja vlenë të çahemi për lojtarët që luajnë apo nuk luajnë, sepse ne kemi ekip të mirë. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, sepse të gjithë janë lojtarë sikur të tjertë. Unë flas për filozofinë e lojës, është mëse e rëndësishme sesa rezultati. Është mënyra se si luajnë. Jo se nuk me duhen rezultatet, sepse mua më duhen rezultatet sepse jam trajner”.
”Jam i sigurt në futboll pasi do të kemi rezultate”.
Por çka ndodhë me Challandes nëse Kombëtarja e Kosovës nuk performon mirë në fushën e gjelbërt?
”Unë çmendem nëse ekipi im nuk luan mirë”, shprehet ai.
”Ne nuk jemi mbrojtur gjithë kohës duke thënë se Anglia shumë e fuqishme. Është e pamundshme të shkojmë në Euro 2020 nëse nuk luajmë mirë. Trajneri duhet ta bëjë vlerësimin, dhe ta kuptojë mentalitetin dhe kulturën e lojtarëve. Ne na duhet të punojmë bashkë. Ne jemi ekip”.
Veç shanseve që Kosova të jetë pjesë e Euro 2020, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, nuk foli për problematikën e krijuar të biletave të shitura, por pati kërkesë që të ketë një stadium ndryshe.
”Është e qartë nuk mund të flas për biletat, nuk është detyrë e imja. Por do të thosha që është e pamundshme se stadiumi është shumë i vogël dhe se duhet një stadium më i madh. Më vjen shumë keq për gjithë ata njerëz që kam parë aty. Ata më thanë se kemi ardhur aty dhe nuk mund ta shohim lojën”.
”Për të ardhmen mendoj se federata janë në dijeni. Ta keni një stadium më të madh. Në Zvicër nuk e di sa bileta na duhen por na duhet patjetër një stadium i ri. Një stadium më i mirë për Kosovën, stadium i mbyllur që njerëzit të jenë më të kënaqur dhe të kenë mbështetjen më të madhe”.
A e mendon Bernard Challandes largimin nga Kosova?
”Mund të them se jam shumë i kënaqur këtu, e kam në kokë kualifikimin për Euro2020 – është gjëja më e rëndësishme për mua”.
”Unë nuk jam aq i ri, por nuk e planifikoj shumë të ardhmen dhe mund të them se do të qëndrojë nëse populli i Kosovës dhe ekipi i Kosovës më dëshirojnë dhe e kanë përshtypjen s’mund të sjellë diçka. Nuk e kam në kokë atë [largimin nga Kosova], jam tërësisht i përqendruar në mars, dhe se me kualifikim se besoj që duhet pastaj të largohem!”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas vendimeve kontroverse në Ligën Premier, Attwell i jepet një rol vendimtar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Tifozët e Barcelonës e mbështesin Bayernin, por bavarezët ua kthejnë me të shara
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri