LAJMI I FUNDIT:

Franca është për pranimin e Ballkanit në BE, por me procedurë në shtatë faza

Franca është për pranimin e Ballkanit në BE, por me procedurë në shtatë faza

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por përmes një procesi të ri në shtatë faza, propozon Franca, shkruan “Indeksi” kroat, duke cituar “EUobserver”.

Muajin e kaluar, Paris bllokoi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se BE duhet së pari të reformojë metodologjinë e saj të zgjerimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Tani autoritetet franceze kanë dalë me ide më konkrete se si duhet të duket procesi, bazuar në përfshirjen graduale të vendeve kandidate përpara se ato të bëhen anëtare të plota.

Franca u ka dërguar një dokument informal gjashtë faqesh, shteteve të tjera anëtare, e cila duhet të shërbejë si bazë për diskutim në institucionet e BE-së, shkruan portali kroat, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve, seanca e parë debatuese mund të mbahet nesër në Bruksel në një mbledhje të Këshillit për çështje të përgjithshme, ndërsa Komisioni i ri mund të bëjë propozime më të hollësishme në janar.

Sipas dokumentit, në të cilën thirret “EUobserver”, një portal i specializuar për temat Evropiane, procesi i ri i pranimit do të zhvillohet në shtatë faza.

Bisedimet e pranimit kanë qenë dhe janë ende në zhvillim e sipër, kështu që vendi kandidat duhet të miratojë legjislacionin e plotë evropian, të ndarë në 35 kapituj, shpjegon “Indeks”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori