LAJMI I FUNDIT:

Benzema i reagon kryetarit të federatës franceze të futbollit, i kërkon ta lejojë ndërrimin e kombëtares

Benzema i reagon kryetarit të federatës franceze të futbollit, i kërkon ta lejojë ndërrimin e kombëtares

Karim Benzema dëshiron të ndryshojë besnikërinë e tij ndërkombëtare pasi u tha se nuk do të luajë më asnjëherë për Francën.

Benzema ka luajtur 81 herë për Francën, por nuk është paraqitur që nga viti 2015, pas skandalit me një video seksuale në të cilën u përfshi bashkëlojtari Mathieu Valbuena.


Pavarësisht se vazhdoi me formën e lartë në nivelin e klubit, duke shënuar 30 gola për Real Madridin në sezonin e fundit, 31-vjeçari mbetet i ‘ngrirë’.

Benzema, Marcelo, Koke, Icardi dhe yjet e tjerë që nuk ftohen nga ekipet e tyre kombëtare
Lexo po ashtu Benzema, Marcelo, Koke, Icardi dhe yjet e tjerë që nuk ftohen nga ekipet e tyre kombëtare

Presidenti i federatës franceze të futbollit, Noel Le Graet ishte i bindur se dera e sulmuesit ishte e mbyllur për një kthim në kombëtare”.

“Ai po dëshmon sërish këtë vit në Madrid se ai është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij. Por, aventura me Francën ka përfunduar”, ka thënë ai.

Benzema u mor me komentet e Le Graet dhe kërkoi që Franca ta lejojë atë të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare me një vend tjetër me të cilin ai ka të drejtë të përfaqësojë.

“Noel, unë mendova se ju nuk ndërhyni në vendimet e trajnerit të ekipit kombëtar. Dije që do të jem unë dhe vetëm unë ai që vendos kur të mbarojë karriera ime ndërkombëtare”.

“Nëse mendoni se unë kam mbaruar, më lini të luaj për një vend për të cilin kam të drejtë të luaj dhe do ta shohim”, ka shkruar Benzema në Twitter.

Benzema është me origjinë algjeriane përmes prindërve të tij dhe më parë u citua të thoshte se Algjeria është “vendi im”.

Sidoqoftë, fakti që ai ka luajtur për Francën do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë që ai të lejohet të bëjë ndryshim.

Asmir Begovic, Neven Subotic, Thiago Motta, Nacer Chadli, Diego Costa dhe Alfredo di Stefano janë ndër ata që kanë luajtur në më shumë se një vend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori