LAJMI I FUNDIT:

Benzema, Marcelo, Koke, Icardi dhe yjet e tjerë që nuk ftohen nga ekipet e tyre kombëtare

Benzema, Marcelo, Koke, Icardi dhe yjet e tjerë që nuk ftohen nga ekipet e tyre kombëtare

Lojtarët më të mirë në botë zakonisht luajnë për ekipet e tyre kombëtare, por ka disa përjashtime të futbollistëve të mëdhenj të cilët janë lënë jashtë listave të skuadrës ndër vite.

Rasti më i njohur është Karim Benzemas, i cili nuk është bashkuar me ekipin e tij kombëtar që nga çështja ‘Mathieu Valbuena’, pasi Didier Deschamps nuk llogaritë në sulmuesin e Real Madridit, i cili ka shënuar 27 gola në 81 ndeshje për Francën.

Ndeshja e tij e fundit me Les Blues është në tetor të vitit 2015 në një ndeshje miqësore kundër Armenisë, ndërsa takimi i tij i fundit zyrtar ishte kundër Gjermanisë në çerekfinalen e Kupës së Botës të vitit 2014.

Deschamps ka anashkaluar edhe sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, i cili nuk është paraqitur që nga 14 nëntori 2017, në një lojë miqësore kundër Gjermanisë.

Ndërkohë, Adrien Rabiot dhe Anthony Martial luajtën për herë të fundit për Francën në 27 mars 2018.

Shembulli më i rëndësishëm i Spanjës është ai i Koke , i cili ka 44 ndeshje dhe ka luajtur në të dy Kampionate Botërore, 2014 dhe 2018, por nuk e ka veshur fanellën e La Rojas që nga 11 tetori 2018.

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta ka luajtur 25 herë për Spanjën dhe ishte gjithashtu i pranishëm në Kampionatet Botërore 2014 dhe 2018 dhe në Euro 2016, por nuk është bashkuar me ekipin e tij kombëtar që nga 18 nëntori 2018.

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo ka 58 paraqitje për Brazilin, por ndeshja e tij e fundit me Selecaon ishte në 6 korrik 2018, në Kampionatin Botëror kundër Belgjikës.

Ndërkohë, David Luiz nuk ka pranuar thirrje që nga 13 qershori 2017, ndërsa ndeshja e tij e fundit zyrtare ishte kundër Uruguait më 26 mars 2016.

Loja e fundit zyrtare e Mauro Icardi ishte në 11 tetor 2017 dhe ai nuk është thirrur që nga nëntori i vitit 2018 për Argjentinën.

Në Gjermani, Joachim Low ka vendosur të ecë përpara pa Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller, ndërsa Radja Nainggolan nuk ka luajtur për Belgjikën që nga 27 mars 2018.

Jack Grealish nuk është thirrur asnjëherë nga Gareth Southgate për Anglinë, por paraqitjet e tij të fundit kanë nxitur debat nëse ai duhet të marrë pjesë në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Më në fund, është rasti i veçantë i Carlos Velas, i cili nuk luajti në Kupën e Botës 2014 dhe nuk është paraqitur për Meksikën që nga turneu i vitit 2018 në Rusi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori