LAJMI I FUNDIT:

Xhaka me ‘mesazh të koduar’ kundrejt Arsenalit: Lumturia është kur je i kënaqur me veten dhe nuk ke nevojë për konfirmimin e të tjerëve

Xhaka me ‘mesazh të koduar’ kundrejt Arsenalit: Lumturia është kur je i kënaqur me veten dhe nuk ke nevojë për konfirmimin e të tjerëve
Granit Xhaka (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Granit Xhaka thuhet se i ka ngacmuar tifozët e Arsenalit me një ‘mesazh të koduar’, përmes publikimit të një fotografie, ku shprehet i lumtur me fanellën e Zvicrës.

Mesfushori nuk ka luajtur për Topçinjtë që nga muaji i kaluar, pasi në ndeshjen ndaj Crystal Palace i prishi raportet me tifozët dhe iu hoq shiriti i kapitenit, ndërsa tash pritet të largohet nga Emirates.


Xhaka vazhdon të kërkojë shtëpi në Milano, bisedimet për transferimin e tij i udhëheq njeriu që e transferoi te Arsenali
Lexo po ashtu Xhaka vazhdon të kërkojë shtëpi në Milano, bisedimet për transferimin e tij i udhëheq njeriu që e transferoi te Arsenali

Xhaka, i cili do t’i ndihmojë Zvicrës për t’u kualifikuar me një fitore të hënën ndaj Gjibraltarit, ka bërë një postim në Instagram duke nxitur dyshime se ‘lufta e fjalëve’ po vazhdon – transmeton The Sun.

“Lumturia është kur je i kënaqur me veten dhe nuk ke nevojë për konfirmimin e të tjerëve”, është përshkrimi që ka zgjedhur futbollisti shqiptar për këtë postim..

27-vjeçari nuk ishte aspak i kënaqur me fishkëllimat e tifozëve në stadium gjatë zëvendësimit të tij, si edhe me mesazhet e rënda që i ka marrë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori