LAJMI I FUNDIT:

Xhaka vazhdon të kërkojë shtëpi në Milano, bisedimet për transferimin e tij i udhëheq njeriu që e transferoi te Arsenali

Xhaka vazhdon të kërkojë shtëpi në Milano, bisedimet për transferimin e tij i udhëheq njeriu që e transferoi te Arsenali
Ivan Gazidis, Paolo Maldini, Granit Xhaka (Foto:Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka është duke kërkuar shtëpi në Milano, duke qenë se nuk planifikon më të luajë për Arsenalin dhe mendon të transferohet te Rossonerët që në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Emirates Stadium pas reagimit ndaj tifozëve dhe marrjes së shiritit të kapitenit nga klubi.

Xhaka afër kalimit te Milani
Lexo po ashtu Xhaka afër kalimit te Milani

Ai nuk ka luajtur për Topçinjtë që nga ndeshja ndaj Crystal Palace, kur edhe shpërtheu pas fishkëllimave të tifozëve, ndërsa RSI raporton se 27-vjeçari dëshiron ta finalizojë kalimin te Milani pas vitit të ri.

Ish-shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis dhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Drejtori ekzekutiv i Rossonerëve, Ivan Gazidis, i cili ka punuar te Arsenali dhe ishte angazhuar pikërisht në transferimin e Xhakës në vitin 2016, do t’i udhëheqë bisedimet për kalimin e shqiptarit te klubi italian.

Në ndërkohë, trajneri i klubit anglez, Unai Emery, ka pranuar se mesfushori (që nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit) mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori