LAJMI I FUNDIT:

Anglia duhet të fitojë ndaj Kosovës për ta shmangur ‘Grupin e vdekjes’ në ‘Euro 2020’

Anglia duhet të fitojë ndaj Kosovës për ta shmangur ‘Grupin e vdekjes’ në ‘Euro 2020’
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Anglia e ka siguruar kualifikimin për në ‘Euro 2020’, mirëpo akoma rrezikon të jetë pjesë e ‘Grupit të vdekjes’ së bashku me Belgjikën dhe Portugalinë në fazat finale të Kampionatit Evropian.

Barazimi ose humbja ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” mund t’i zhvendosë Tre Luanët në vazon e dytë gjatë shortit.


Gjashtë nga 10 fituesit e grupeve do të hyjnë në short në vazon e para, prandaj Anglia duhet të fitojë në Prishtinë, në mënyrë që ta sigurojë përfshirjen në vazon e parë.

Bleacher Report shkruan për Kosovën: Dy milionë banorë, por 100 mijë persona kërkuan bileta për ndeshjen e fundit
Lexo po ashtu Bleacher Report shkruan për Kosovën: Dy milionë banorë, por 100 mijë persona kërkuan bileta për ndeshjen e fundit

Në të kundërt, në rast se ndodh që kjo përfaqësuese të përfshihet në vazon e dytë, atëherë në shortin e 30 nëntorit në Bukuresht, mund t’i presë një situatë e vështirë.

Trajneri i Anglise, Gareth Southgate dhe asistenti i tij, Steve Holland (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Në këtë situatë, Anglia mund të përfundojë në të njëjtin grup me kampionin evropian në fuqi, Portugalinë, si edhe me kombëtaren e Belgjikës, që do të thoshte se ky di të ishte i ashtuquajturi ‘Grupi i Vdekjes’.

Nga ana tjetër, duke qenë se e ka fituar grupin, Tre Luanët janë të vetëdijshëm se tri ndeshjet grupore do t’i zhvillojnë në shtëpi, në Wembley (më 14 qershor, 19 qershor dhe 23 qershor 2020). Megjithatë, emrat e kundërshtarëve mbesin akoma të paqartë. /Telegrafi/

Skenari më i mirë dhe më i keq për Anglinë në ‘Euro 2020’ (Foto: The Sun)

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori