LAJMI I FUNDIT:

Ia vjedhin pushuesit çantën me stoli ari dhe para në aeroportin e Londrës, tre persona përfundojnë në pranga – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Ia vjedhin pushuesit çantën me stoli ari dhe para në aeroportin e Londrës, tre persona përfundojnë në pranga – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Tre persona nga Amerika e Jugut kanë vjedhur një çantë me stoli ari që kapin vlerën e 82 mijë funteve, sikurse edhe para (kesh) dhe pasaportën e një pushuesi britanik në aeroport.

Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi kamerave të sigurisë dhe autoriteteve kompetente, që arritën ti kapin dhe t’i dënojnë me 12 vite burgim, transmeton Telegrafi.


Meksikanët Jose Flores, 53-vjeç, Juan Hernandez, 55 dhe kolumbiani Reynalod Weston, 60, kishin udhëtuar për në Britani gjatë gushtit, me qëllimin e vetëm që të vjedhin sa më shumë gjëra të çmueshme.

Ata përdorën tashmë metodën e zakonshme të shpërqendrimit të viktimave të vjedhjeve, duke arritur që në aeroportin e Londrës, Heathrow t’ia marrin çantën një pasagjeri të moshuar.

Megjithatë policia kishte reaguar me kohë duke i kapur derisa po tentonin të largoheshin me një veturë të tipit Mercedes, duke përfunduar në pranga.

Që të gjithë janë dënuar me 12 vite burgim, kurse dënimin do ta vuajnë pasi të deportohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori