LAJMI I FUNDIT:

Angjushev në Selanik: Mbetemi të përkushtuar në integrimet euro-atlantike

Angjushev në Selanik: Mbetemi të përkushtuar në integrimet euro-atlantike

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev mori pjesë në panelin “Evropa Juglindore, Sfidat dhe Perspektivat”, në kuadër të Samitit të Selanikut.

Ai në këtë samit tregoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave që ndërlidhen me negociatat me Bashkimin Evropian, pavarësisht vendimit të fundit të BE-së, si dhe anëtarësimit në NATO, mbi të gjitha për të siguruar sundimin e ligjit, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe një jetë më të mirë për qytetarët.


“Republika e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të marrë datën për hapjen e negociatave, megjithatë BE ka marrë një vendim i cili është pjesërisht zhgënjyes dhe i lidhur me proceset që ndodhin brenda BE-së. Ne mbetemi të përkushtuar për integrimin euro-atlantik, të cilën e konsiderojmë se sjellin stabilitet dhe prosperitet. Anëtarësimi në NATO tashmë është i sigurt dhe shpresojmë se do të jetë e mundur deri në fillim të vitit 2020, kur presim që Kuvendi i Mbretërisë së Spanjës të ratifikojë protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, tha Angjushev.

Ai shtoi se për të përshpejtuar zhvillimin rajonal, kërkohet angazhim dhe përfshirje e plotë, veçanërisht në integrimin evropian të të gjitha vendeve të rajonit.

Zv. kryeministri vlerësoi marrëveshjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë si një shembull i mirë për tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale dhe theksoi se ato kanë një efekt pozitiv në bashkëpunimin ekonomik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori