LAJMI I FUNDIT:

Një fluturim i Air India u vonua gati 12 orë, pasi një mi u vu re në kabinë

Një fluturim i Air India u vonua gati 12 orë, pasi një mi u vu re në kabinë

Një fluturim në Indi u vonua për 12 orë pasi një mi u vërejt në kabinë ndërsa aeroplani ishte gati të fillonte fluturimin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët në fluturimin AI-952 të Air India nga Hyderabad për në Visakhapatnam ishte gati për të fluturuar në orën 6:10 të mëngjesit të dielën, por u vonua një mi u dallua para se të nisej aeroplani.


Si pasojë, orari i fluturimit nga Rajiv Gandhi International u vonua përfundimisht deri në ora 5:30 pasdite, sipas The Times of India, pothuajse 12 orë orarit të planifikuar.

Madje, siç thuhet tutje, vonesa e fluturimit ishte më shumë se 10 herë më e gjatë se vetë fluturimi, i cili mbulon rreth 315 milje nga qyteti qendror i Hyderabad, për në Visakhapatnam, i cili është në bregdetin lindor të Indisë. /Telegrafi/