Më pak se tre javë pasi filloi prodhimin e automjeteve në Kinë, Tesla ka njoftuar vendndodhjen e fabrikës së saj të dytë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Berlini.
Ishte vetë shefi i kompanisë Elon Musk, i cili tha se në fabrikën në fjalë do të ndërtohen bateri, pjesë automjetesh dhe madje edhe vetë “Tesla Model Y”, përcjell Telegrafi.
Kjo nismë shënon garën më të madhe të makinave elektrike në Gjermani, zemra prodhuese e Evropës dhe shtëpia e Volkswagen, Mercedes dhe BMW. Kështu tani pyetja e madhe që qarkullon është dyshimi se nëse Tesla do të mundet të mbajë epërsinë e saj në prodhimin e makinave elektrike pasi Volkswagen dhe prodhuesit e tjerë janë fuqishëm në lojë me investimet e fundit në industri.
Volkswagen ka bërë lëvizjen më agresive të kompanive tradicionale duke hyrë në tregun e automjeteve elektrike, ku janë planifikuar të investohen rreth 30 miliardë euro gjatë katër viteve të ardhshme. Prodhuesi më i madh në botë ka njoftuar së fundi një marrëveshje me Northvolt në Suedi për të ndërtuar një fabrikë gjigante të baterive në Gjermani. Madje një nga markat luksoze të Volkswagen, Audi, aktualisht po ndërton SUV-e elektrike të krijuar për të konkurruar klientët e Tesla.
🖤♥️💛 GIGA BERLIN 💛♥️🖤
— Elon Musk (@elonmusk) November 12, 2019
Në vitin 2018, Volkswagen shiti një rekord prej 10.8 milionë makinash dhe aktualisht kompania punëson rreth 665 mijë persona dhe gjeneron rreth 265 miliardë dollarë të ardhura vjetore.
E gjitha kjo për të thënë se sa e vështirë do të jetë për Tesla hyrja në këtë treg të ri. Megjithatë kjo nuk do të thotë se industria e automjeteve të së ardhmes nuk ka vend për Tesla. Në fakt, kompania ka pasur muaj të shkëlqyer financiarisht dhe aksionet janë rritur gati 50% në tremujorin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City