NISMA Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media ku kanë shprehur shqetësimin për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votat e ardhura nga Serbia.
Sekretari i NISMA-së, Bilall Sherifi, ka thënë se përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po paraqesin asgjë më shumë sesa vazhdimin e të keqes në variantin e tyre.
“Përderisa Vetëvendosja ishte e kënaqur me 29 mandatet që ia ka dhanë populli i refuzonte këto vota duke thënë që janë të paligjshme. Në momentin kur e pa që përmes këtyre votave mund të grabis mandate të NISMA-s ajo hoqi maskën. Nga patriot doli grabitçar. Dëshirojnë të grabisin mandatet që kanë dalë nga 42 mijë votues të Republikës së Kosovës të rregullta. Pra 42 mijë vota të rregullta përball 3104 votave kriminale. Ata i duan ato vota sepse duan të grabisin”, ka thënë ai duke përmendur vendimin e PZAP-së.
“Vendimi i PZAP-ës thotë në rastin konkret për shkak të konstsatitmit të mënyrës së vendimit, pakot e fletëvotimeve nga Serbia janë dërguar fizikisht në fahun postal. Nuk kemi dërgim por dorëzim gjë që në rastin konkret nuk kemi postën dërguese, por vetëm atë pranuese. Duke marr përbazë këtë të njëjtat nuk mund të kategorizohen si fletëvotime nga jashtë dhe të tillat konsiderohen të pavlefshme. Pra këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit e LVV-së në KQZ që këto vota janë të paligjshme. Ndërsa tani ndërruan qëndrim dhe thonë se PZAP ka bërë pazar”, është shprehur Sherif, përcjell Telegrafi.
Sherifi në këtë konferencë ka thënë se LVV po kërkon që përmes këtyre vota të vjedh tre mandate.
“Presioni që është duke ushtruar mbi PZAP-në, Vetëvendosje, është një mesazh që po përpiqen t’i dërgojnë Gjyjkatës Supreme për t’i frikësuar. Por, kjo nuk do të kalojë sepse mandatet tona nuk do të na i vjedh askush. Jemi të zhgënjyer për faktin se përderisa ata po përpiqen të paraqiten si shpresë, duan të fillojnë me hajni. I bëjmë thirrje LVV-së të heqin dorë nga kjo tendencë për të grabitur mandatet e koalicionit NISMA-AKR-PD. Këto mandate i takojnë qytetarëve të Kosovës të 42 mijë votuesve. Ne si koalicion mbesim të përkushtuar në mbrojtje të ligjit”, është shprehur ai.
Ndryshe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi ka thënë se tre kandidatët e LVV-së për deputetë kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-it.
Rrustemi ka thënë se vendimet e PZAP-it nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, por siç ka shkruar ai ata duan zvogëlimin e deputetëve të LVV-së./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët