E gjithë vëmendja këto ditë është tek ai. Florian Kamberi është prurja më e re e Kombëtares dhe si sulmues që është, priten gola. Mbrëmë ka marrë edhe pasaportën shqiptare dhe pritet drita jeshile nga FIFA për të lejuar aktivizimin.
Sulmuesi i Hibernian, Florian Kamberi, aktualisht ndodhet në Durrës, në stërvitje, i entuziazmuar nga perspektiva për t’u bërë përfundimisht një lojtar i kombëtares së Shqipërisë, për të debutuar me kuqezinjtë.
24-vjeçari ambicioz ka ëndërruar gjithmonë të përfaqësojë një nga tre vendet, për të cilat ai mendonte se kishte të drejtë. Kamberi mund të kishte luajtur për Zvicrën, kombëtaren e vendit të lindjes, ose Kosovën dhe Shqipërinë, dy kombëtaret e Ballkanit, të gjakut të tij, prej nga i ka rrënjët, nga janë prindërit e tij.
Në fund të fundit, ishte Shqipëria që shfaqi dëshirën më të madhe për ta marrë, e thirri javën e kaluar për dy kualikueset e fundit të “Euro 2020”, ndaj Andorrës dhe Francës.
Kamberi është në radhë për të luajtur ndeshjen e tij të parë si kuqezi kundër Andorrës në “Elbasan Arena”, pastaj pret të ketë minuta edhe kundër kampionëve të botës, tri ditë më pas, në kryeqytet. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë në stadiumin e ri kombëtar, me 22.500 vende, në Tiranë.
N’Golo Kante, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe janë ndër yjet francezë, me të cilët rishtari ndërkombëtar i Hibernian mund të përballet në fushë këtë të diel. Pasi luajti në formacionin fillestar të klubit të tij fundjavën e kaluar, sulmuesi po përgatitet për një fazë historike në karrierë.
“Do të jetë një gjë shumë e madhe, nëse luaj në këto dy ndeshje. Shpresoj të përfshihem në formacion dhe të krijoj përshtypje pozitive te sta teknik në stërvitje, – tha Kamberi për “Evening Neës“ në Skoci.
“Çdo ndeshje me ekipin tend kombëtar është një privilegj, pavarësisht se kë ke kundër. Sidoqoftë, nëse e luaj ndeshjen time të parë, ose të dytë kundër një skuadre si Franca, kampiones së botës, e bën edhe më mbresëlënës këtë moment në karrierën time.
Ju mund të mateni në fushë me lojtarët më të mirë dhe të shihni se ku jeni. Do të luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri, ndaj pritet një atmosferë e mahnitshme. Është një moment mjaft pozitiv për mua.
Nëse jeni lojtar i një kombëtareje, njerëzit të shikojnë ndryshe. E di se kanë më shumë pritshmëri për mua, por mundem të trajtoj më së miri presionin. Unë nuk jam një djalosh i dobët, më pëlqen presioni.
Më motivon t’iu provoj edhe njerëzve të gabuar që kanë imazh të keqa për mua. Mezi po pres për këtë dhe jam shumë i sigurt. Po e pres me padurim që të lloj me Shqipërinë dhe të bëhem lojtar ndërkombëtar” – shton Kamberi.
Kamberi ka lindur në Zyrih dhe ka luajtur disa ndeshje me Zvicrën U-21. Ai ka vendosur t’i përkushtohet Shqipërisë tashmë, e cila drejtohet nga Edoardo Reja, që ka në staf ish-mbrojtësin e Rangers dhe Juventusit, Sergio Porrini.
“Unë kam qenë gjithmonë në kontakt me Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë. Doja që së pari të përqëndrohesha te klubi im, të luaja rregullisht.
Në klubin e mëparshëm nuk luajta për gjashtë muaj (Grasshoppers), kështu që ishte e rëndësishme të kisha vazhdimësi për një vit të plotë në formacionin fillestar, duke shënuar gola dhe duke iu nënshtruar një rutine në këtë drejtim.
Dhe tani ishte koha për mua, të zgjidhja. Shqipëria ka treguar interes të fortë për mua. Kontaktoi me agjentin tim shumë herë dhe tregoi se më do vërtet. Kjo tregon se Shqipëria ka besim tek unë. Nuk dua të pres më askënd, vendosa të vij këtu ku ma kanë nevojën.
Shqipëria është kombëtarja e duhur për mua. Është një privilegj për mua të përfaqësoj Shqipërinë. Jam njohur me disa prej lojtarëve tashmë, gjë që po ma bën më të lehtë përshtatjen në një mjedis të ri”.
Familja e Kamberit po krenohet me shpresën që ai të bëhet një futbollist ndërkombëtar.
“Prindërit e mi janë nga Kosova, por nuk ka asnjë ndryshim për mua midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për mua, është vetëm një komb, ai shqiptar, por i përçarë në disa shtete.
Të gjithë flasim të njëjtën gjuhë. Është thjesht një privilegj ta përfaqësosh këtë vend. Familja ime është shumë krenare. Që nga dita e parë në futboll, familja ka qenë pas meje, në kohë të mira dhe të këqija.
Është diçka e veçantë që prindërit e mi ta shohin djalin të përfaqësojë kombin. Shqipëria është një komb i mrekullueshëm, kështu që mezi po pres ta përfaqësoj në fushë” – përfundoi intervistën për median britanike, Florian Kamberi. /ss/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A