LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Auditimit: Dogana dhe MTI dështojnë të sigurojnë cilësinë e derivateve të naftës

Zyra e Auditimit: Dogana dhe MTI dështojnë të sigurojnë cilësinë e derivateve të naftës

Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm.

Kjo është e gjetura kryesore e auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës” nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raport thuhet se përkundër përpjekjeve për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës, kontrolli dhe monitorimi i këtyre produkteve është përcjellë me mangësi të shumta dhe kjo, sipas raportit, ka ndikuar që të mos sigurohet cilësia e derivateve të naftës në import dhe në tregun e brendshëm.


Po ashtu, në këtë raport thuhet se cilësia e derivateve të naftës në import nuk është siguruar në nivelin e duhur dhe se kontrollet e importeve të derivateve të naftës të kryera nga Dogana nuk kanë qenë të përshtatshme, që për pasojë nuk kanë arritur të sigurojnë se nafta e importuar në Kosovë plotëson kërkesat dhe standardet.

Për më tepër, në raport thuhet se as cilësia e derivateve të naftës në tregun e brendshëm nuk është siguruar në nivelin e duhur, kjo për faktin se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lejuar qarkullimin e derivateve të naftës në tregun e brendshëm mbi bazën e testimit të një numri të vogël të parametrave, mungesës së monitorimit adekuat të procesit të akreditimit.

Drilon Shala, udhëheqës i ekipit që ka bërë auditimin, tha se pjesa e importit është përgjegjësi e Doganës së Kosovës, ndërsa pjesa e tregut të brendshëm i takon Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Mesazhi kryesor që u përçua në këtë prezantim ishte që sistemi aktual i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës fatkeqësisht nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës, as në pjesën e importit dhe as në pjesën e tregut të brendshëm. Është me rëndësi të ceket që pjesa e importit është përgjegjësi e Doganës së Kosovës, do të thotë kontrolli dhe monitorimi i këtyre produkteve. Ndërkaq, pjesa e tregut të brendshëm është përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, tha Shala.

Publikohet raporti për cilësinë e naftës
Lexo po ashtu Publikohet raporti për cilësinë e naftës

Sa i përket asaj që Dogana e Kosovës, përkatësisht laboratori i kësaj dogane vepron pa qenë e akredituar, Shala tha se duke qenë institucion shtetëror mund të veprojë edhe pa akreditim.

“Praktikë e mirë do të ishte që të ishte i akredituar, mirëpo me legjislacionin aktual nuk e obligon, do të thotë nuk është obligative akreditimi pasi që është institucion shtetëror. Pra, është proces vullnetar, mirëpo që fatmirësisht pas disa masave që kanë thënë se do të ndërmerren në riparimin e pajisjeve që i kanë aktualisht jashtë funksionit do të marrin prapë akreditimin, duke u bazuar në standardin e ri që ka të bëjë me cilësinë e derivateve”, u shpreh ai.

Zyra Kombëtare e Auditimit i ka rekomanduar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës, duke përmirësuar mangësitë e proceseve të akreditimit, autorizimit dhe kontrolleve.

Po ashtu, rekomandohet që të shtojë numrin e parametrave të testuar përmes bashkëpunimit me laboratorët vendorë dhe të funksionalizojë laboratorin mobil.

Inspektori i MTI-së, Berat Ahmeti, ka treguar hapat në të cilat kontrollohet nafta, derisa tha se nafta është prej produkteve që kontrollohet më së shumti në Kosovë.

“Kur mbërrin derivati fillimisht kontrollohet nga trupi inspektues ku e bën prodhuesi, 80 për qind e naftës furnizohet përmes Shqipërisë dhe në Shqipëri pavarësisht a është nafta e destinuar për treg të Kosovës, a është nafta e destinuar për treg të Shqipërisë i kontrollon të gjitha parametrat, se e ka edhe çështja e laboratorit është më e avancuar. Megjithatë, e ki parasysh edhe një zinxhirë tjetër që është shumë e rëndësishme në mbrojtje të cilësisë është Dogana e Kosovës, inspektorati e kontrollon deponinë që i kontrollon të gjitha parametrat. Te çështja e parametrave, katër zinxhirë janë deri te pompa e karburantit, kështu që nëse edhe në pompë të karburantit testohen të gjitha parametrat, atëherë është shpenzim i kotë. Nga kontrolli i çdo produkti, ushqimet dhe gjërat tjera, mendoj që nafta është prej produkteve që kontrollohet më së shumti”, tha ai.

Rekomandimi për Doganën e Kosovës është që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës, duke shtuar numrin e parametrave të testuar përmes funksionalizimit të laboratorit me pajisje adekuate përpos atyre ekzistuese, konfirmimin e kompetencës së laboratorit përmes ri-akreditimit, si dhe evidentimin e procesit të mostrimit në tërësi.

Musa Gashi nga Dogana e Kosovës, ka pasur kritika për raportin, ani pse Dogana e Kosovës ishte pajtuar me gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.

“Mendoj se ajo nuk korrespondon me të gjeturat, do të thotë që në Kosovë importohen derivatet e naftës apo cilësia e derivateve të naftës nuk është e kontrolluar mjaftueshëm as nga Dogana e Kosovës e as nga Inspektorati. Nëse analizojmë të gjithë raportin, do të thotë Dogana e Kosovës e ka pranuar raportin dhe pajtohet me të gjeturat, e ka bërë planin për implementim dhe zbatim të të gjitha rekomandimeve që i kanë bërë, sepse ato rekomandime janë të zbatueshme. Mirëpo, fryma se si janë përshkruar ato në raport dhe ndoshta në atë formën narrative apo të përshkrimit nuk korrespondon me të gjeturat, sepse raporti në asnjë të gjetur nuk e ka gjetur, në asnjë kontroll nuk e ka gjetur që cilësia e derivateve që është lejuar të hyjë në treg e që nuk i ka përmbushur raportet”, tha ai.

Në raport bëhet e ditur se Dogana e Kosovës ka arritur që mesatarisht çdo vit të kontrollojë rreth 5 për qind të importeve të derivateve të naftës që është në pajtim me parametrat e paracaktuar të riskut, si dhe të gjitha rastet që kanë rezultuar si jo-konform në import i ka kthyer në vendin e dërgesës.

Sipas raportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë vitit 2019 ka arritur të shtojë numrin e kontrolleve dukshëm në krahasim me vitin 2017 dhe 2018, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 ka bërë kontrollimin e 38 për qind pikave shitëse të derivateve të naftës. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Kalo në kategori