Vuçiq thotë se BE do t’i nisë negociatat në mars me Shkupin dhe Tiranën, flet edhe për “mini-schengenin ballkanik”
“Pres që negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, përveç nëse nuk pritet që Samiti i Zagrebit të mbahet në maj”.
Këtë e deklaroi në Paris presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me homologun francez Emannuel Macron, duke e komentuar kërkesën e disa vendeve që sërish të vendoset në votim vendimi për nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ata do ta bëjnë këtë në mars, pasi frikësohen nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup. Ata nuk duan të jenë fajtorë për humbjen e dikujt që i kanë premtuar diçka, nëse ai bën diçka”, tha Vuçiq.
Siç njoftojnë nga AIM, Vuçiq pas takimit me Macron në Paris ka thënë se iniciativa për krijimin e “mini-shcengenit ballkanik” mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë është më e rëndësishme se njohja e Kosovës.
Në pyetjen nëse pret mbështetje nga Macron për “mini-schengenin” dhe nëse pret presion për shkak të kësaj ideje, Vuçiq tha se këtë iniciativë nuk do ta quajë me këtë emër, pasi sipas tij kjo shqetëson disa njerëz, por edhe për shkak të prapashtesës gjeografike.
“Askush nuk mund të thotë se kjo iniciativë mund t’i pengojë dikujt, pasi nuk ka arsye racionale për këtë. Iniciativa është e mbështetur nga SHBA-të dhe Macroni do ta bëjë këtë publikisht. Por, disa vendeve mund t’ju thuhet të thonë se janë kundër, pasi e kanë kuptuar se fatin duam ta marrim në duart tona dhe vetë t’i zgjidhim problemet tona”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se e ardhmja evropiane e rajonit është e nevojshme të vihet në dukje, duke shtuar se fillimi i negociatave dhe më pas mbajtja për dhjetë vjet në hapjen e kapitujve, vetëm rrit numrin e kundërshtarëve të BE-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025