LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: Ross Barkley mungon ndaj Kosovës

E konfirmuar: Ross Barkley mungon ndaj Kosovës

Është konfirmuar se Ross Barkley nuk do të luajë për Anglinë në kuadër të përballjes që zhvillohet më 17 nëntor.

Mesfushori i Chelseat ka pësuar lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.


Barkley që është një lojtar shumë i rëndësishme në strategjitë e Gareth Southgate pësoi lëndim te skuadra londineze.

Related image

Por, The Blues do të kenë lojtarë të tjerë që do të jetë të gatshëm për t’u përballur me ‘Dardanët’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Mason Mount, Tammy Abraham, Fikayo Tomori e Callum Hudson-Odoi, janë të ftuar nga trajneri i Tre Luanë për përballjen që do ta zhvillojnë me 14 nëntor ndaj Malit të Zi dhe tri ditë më vonë me tanët. /Telegrafi/