LAJMI I FUNDIT:

Marsh kundër islamofobisë në Paris

Marsh kundër islamofobisë në Paris

Mijëra vetë u mblodhën në Paris sot në një marshim kundër islamofobisë pas sulmit ndaj një xhamie në Bayonne në Francën jugperëndimore.

Sulmi ndodhi më 28 tetor, kur një i moshuar u përpoq të ndizte derën e xhamisë dhe qëlloi me armë ndaj dy personave që u përpoqën ta ndalonin.
Pjesëmarrësit në marsh dolën me parulla “Stop islamofobisë” dhe “Të jetosh së bashku është urgjente”.


Marshi u organizua nga Kolektivi Kundër Islamofobisë në Francë.

Një burrë, 84-vjeç, i cili plagosi dy persona pranë një xhami është i afërt me të djathtën ekstreme, tha një burim policie më parë.

Një burim tjetër, i njohur me situatën, deklaroi se sulmuesi ishte një kandidat për partinë e Asamblesë Kombëtare të Marin Le Pen në vitin 2015. Partia, megjithatë, e dënoi sulmin. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 02:00 dhe burri u arrestua jo larg shtëpisë ku ai jeton.

Dy persona, të moshës 74 dhe 78-vjeç, u plagosën rëndë kur u përpoqën të ndalonin sulmuesin të vinte zjarr në xhami. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori