LAJMI I FUNDIT:

Zaev në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë: Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor dhe agjendë pozitive për ardhmërinë e rajonit

Zaev në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë: Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor dhe agjendë pozitive për ardhmërinë e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, marrin pjesë në takimin e organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë, me temë “Dialog strategjik për
Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë sesion të punës marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë në rajon, përfaqësues të Komisionit Evropian, të organizatave nga Evropa, si dhe pjesëmarrës nga organizatori, Forumi Ekonomik Botëror.


Qëllimi i takimit është në funksion të përforcimit të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve të rajonit, proces ky i cili vazhdon dhe intensifikohet. Përvojat e ekspertëve dhe mbështetja e Forumit Ekonomik Botëror janë veçanërisht të rëndësishme në kushte kur ka nevojë për inovacione, investime në potencialin njerëzor në vendet e Ballkanit Perëndimor, nxitje të konkurrencës së kompanive vendase, në funksion të zhvillimit rajonal.

Në fokus të diskutimeve në sesionin e punës, sipas paralajmërimeve, janë klima ekonomike por edhe politike në Evropë, gjegjësisht sfidat dhe mundësitë në plan politik dhe ekonomik, me qëllim të zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në frymën e agjendës pozitive për ardhmërinë e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori