Derisa presidenti amerikan Donald Trump është duke u lavdëruar me ndërtimin e murit përgjatë vijës kufitare me Meksikën, për një mur tjetër i cili do të duhej të jetë i gjatë 8 mijë kilometra, mund të mos keni dëgjuar.
Projekti “Muri i madh i gjelbër” ka filluar në Afrikë për shkak të ndryshimeve klimatike. Ai do të mbulojë një territor prej 100 milionë hektarë në të cilën do të mbillen pemë që do të shtrihen nga fillimi e deri të fundi i një kontinenti, më saktësisht nga Senegali deri në Xhibut, transmeton Telegrafi.
Kjo ide zyrtarisht është miratuar qysh në vitin 2005, kurse vëmendje të madhe mori në vitin 2007. Muri i madh i gjelbër (dikur i quajtur si Muri i Madh i Afrikës) është një iniciativë që ka për qëllim të luftojë dezertimin në rajonin Sahel (Afrika e Veriut) si dhe ndryshimet klimatike në gjithë botën. Gjithashtu për qëllim ka që deri në vitin 2030, ky mur të ndalë zgjerimin e rreth 250 milionë tonelata të dyoksid karbonit.
Sahara është duke u zgjeruar aq shumë sa që shumë fise dhe popuj që kanë jetuar prej shekujsh janë duke u zhdukur. Temperaturat po rriten çdo vit, së bashku me to po rritet ndjeshëm edhe brenga e banorëve. E falë këtij projekti, punë do të kenë rreth 10 milionë njerëz, e ajo çfarë është më e rëndësishme, të gjithë banorët e kësaj zone do ta kenë “sigurinë e gjelbër”.
Projekti ekologjik ka marrë shumë lëvdata dhe është bërë frymëzim për shumë projekte tjera në mbarë botën. Në mesin e tyre është diga e gjelbër, program për ripyllëzimin, mbrojtjen dhe zhvillimeve e rajoneve të Presahranit, si dhe muri i gjelbër kinez që synon të ndalë zgjerimin e shkretëtirës në Gobi.
Kanë kaluar 12 vite nga fillimi i programit, dhe që nga atëherë ka pasur shumë përparime. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 20 milionë hektarë tokë është ripërtërirë (20 për qind e territorit të synuar) në Etiopi, Senegal, Nigeri, Sudan, Burkina Faso, Mali, Nigeri dhe vende tjera.
Sidoqoftë, ka edhe kritika për këtë projekt, një sasi e madhe e pemëve nuk do të ndryshojnë sasinë e reshjeve. Megjithatë, mbjellja e pemëve do të ndihmojë në zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimatike, të cilat tani po sjellin reshje jo të shpeshta por të dendura. Pylli duhet të ndihmojë në rritjen e rrjedhës së ujit në tokë, më saktësisht duke përdorur shiun në mënyrë më efikase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe