Ankesat e paralajmëruara nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, mund të çojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në instanca tjera, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se të gjitha votat tashmë janë numëruar dhe ka paralajmëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për të enjten, më 7 nëntor.
Por, ky rezultat i zgjedhjeve, që pritet të shpallet më 7 tetor, po paralajmërohet se do të kontestohet nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. Ky koalicion ka mbetur për disa vota jashtë përfshirjes në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Pragu minimal për të siguruar ulëse në Kuvend është 5 për qind, të cilin ky koalicion pretendon se e ka kaluar, por dyshon se kishte parregullsi gjatë numërimit, kështu që synon të kthejë procesin në rinumërimin e të gjitha votave.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, tha për Radion Evropa e Lirë se do të bëjnë ankesë në instancat më të larta, duke iu referuar edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Është bërë ankesa dhe do të bëhet prapë. Lideri i koalicionit, Fatmir Limaj e ka bërë të qartë se ne do të shkojmë deri në instancën më të lartë. Janë dy ankesa tona, është rinumërimi i plotë i votave dhe ankesa tjetër ka të bëjë me votat të cilat kanë ardhur nga Serbia, të cilat janë jolegale. Jemi në një situatë të keqe, për pak vota jemi aty. Nëse hyjnë në sistem votat e ardhura nga Serbia ne mbesim jashtë Kuvendit, e nëse ato vota anulohen, ne e kalojmë pragun”, tha Makolli për Radion Evropa e Lirë.
Njohësi i proceseve zgjedhore, Armend Muja, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se votat nga Serbia në të cilat thirret loalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, paraqet një betejë për një narracion politik.
“I kemi dy të dhëna. Të dhënat e para ishin ato që ishin votat preliminare dhe votat që erdhën nga Serbia, pastaj votat me kusht dhe votat nga diaspora. Ajo çka dimë ne ishte se në votat preliminare koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, ishte nën prag. Pastaj në bazë të rrjedhës kohore del se ky koalicioni duhet të ketë rënë në vazhdim si rezultat i votave nga Serbia dhe votave me kusht dhe votave nga diaspora”, thotë Muja.
“Në realitet, unë e konsideroj që ka një element politik të diskutimit të votimit nga Serbia dhe dyshimit se ato mund të jenë të manipuluara, mirëpo ajo është dashur të theksohet që në fillim, brenda afatit ligjor dhe e dyta është një betejë për një narracion politik se jemi nën prag për shkak të votave nga Serbia”, thotë Muja.
Të martën rreth mesnatës është përmbyllur i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve.
Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor.
“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare gjatë ditës së enjte (7 nëntor)”, tha Elezi.
Procedurat e ankesave pas shpalljes së rezultatit përfundimtar
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Valmir Elezi thotë se subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.
Nëse PZAP hedh poshtë ndonjë ankesë, atëherë pala mund të ankohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme, e cila po ashtu ka kohë 72 orë për të vendosur për ankesat eventuale.
“KQZ duhet të presë vendimet e këtyre institucioneve, të shohë përmbajtjen dhe se çfarë e obligojnë KQZ të veprojë, në mënyrë që të mund të procedojë drejt certifikimit të rezultatit përfundimtar. Pas certifikimit, KQZ e njofton zyrtarisht presidentin e Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Elezi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këto parti janë duke zhvilluar takime për formim të qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët