LAJMI I FUNDIT:

Conte i zemëruar me humbjen, kundërshton edhe transferimet e verës: Përveç Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë

Conte i zemëruar me humbjen, kundërshton edhe transferimet e verës: Përveç Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë
Antonio Conte (Foto: Jorg Schüler/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte vazhdoi kundërshtimin e tij kundër strategjisë së transferimeve të Interit pas humbjes në Dortmund, duke thënë se përveç Diego Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë dhe u mungon përvoja.

Nerazzurrët ishin duke kryesuar 2-0 pas pjesës së parë, por në pjesë të dytë patën rënie të madhe duke u mposhtur 3-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.


“Kemi shumë të kufizuar skuadrën për t’u përballur me ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon. Do të thotë se jam i kufizuar si në aspektin e numrave ashtu edhe të cilësisë”, ka thënë fillimisht Conte për Sport Mediaset.

Spektakël në ‘Signal Iduna Park’ – përballjen e pestë golave e fiton Borussia Dortmundi me rikthim të jashtëzakonshëm
Lexo po ashtu Spektakël në ‘Signal Iduna Park’ – përballjen e pestë golave e fiton Borussia Dortmundi me rikthim të jashtëzakonshëm

“Disa lojtarë duhet të jenë në fushë vazhdimisht dhe në planin afatgjatë, ju paguani për këtë. Jam i zemëruar, sepse kjo heq dorë nga e gjithë puna e mirë”.

Ai vazhdoi të këmbëngulë që afati i transferimeve të janarit tashmë është tepër vonë për të bërë ndryshime.

Dortmundi dhe Interi dhuruan spektakël (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

“Nuk po kërkoj asgjë nga klubi, këta janë lojtarët dhe ne shkojmë në betejë me këta lojtarë. Klubi do të bëjë vlerësimet e tij, po them vetëm se të gjithë kemi gabuar keq kur planifikuam për këtë sezon”.

“Ne jemi në një situatë emergjente me vetëm tre lojtarë të lënduar, ndërsa skuadrat e tjera kanë lëndime dhe as nuk i vërejnë”.

Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 3-2 Inter: Hakimi mbret i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 3-2 Inter: Hakimi mbret i ndeshjes

“Ne po flasim për një grup lojtarësh që, përveç Godinit, nuk kanë fituar asgjë. Është e vështirë atëherë të merresh me një situatë të vështirë”.

“Unë gjithmonë do të falënderoj lojtarët që dhanë zemrën dhe shpirtin e tyre, dhe e di se jam duke kërkuar llojin e tendosjes me të cilën disa e kanë të vështirë të merren”.

“Ne nuk mund të lejojmë që pozicioni ynë aktual në tabelë të maskojë problemet që janë atje”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori