LAJMI I FUNDIT:

Vaji i kanabisit, në Shqipëri tregtohet ilegalisht, në Maqedoni fitohen miliona euro

Vaji i kanabisit, në Shqipëri tregtohet ilegalisht, në Maqedoni fitohen miliona euro

Është shfaqur një dokumentar prodhimin e vajit të kanabisit në Maqedoni, duke i siguruar këtij shteti mbi 100 milionë euro të ardhura çdo vit.

Nëpërmjet dokumentave, intervistave dhe pamjeve ekskluzive, jepen detaje për produktet mjekësore që prodhohen nga kanabisi, efektet tek pacientët dhe benefitet financiare nga ky biznes. Ndërkohë Shqipëria është kundër kanabisit, pasi ligji nuk lejon prodhimin, tregtimin apo përdorimin për qëllime mjekësore, raporton TCH.

Në këtë mënyrë shumë pacientëve ju mohohet e drejta e trajtimit me vaj kanabisi. Por pavarësisht “luftës” që i ka shpallur shteti kësaj bime dhe përdorimeve të saj, ajo vijon të prodhohet dhe tregtohet në Shqipëri. Top Story sjell një rrëfim ekskluziv të një të riu që merret me prodhimin e vajit të kanabisit në kushte shtëpie në mënyrë të paligjshme.


Në një kohë kur shteti pretendon se në Shqipëri nuk prodhohet e as tregtohet më kanabis, Top Story sjell në mënyrë ekskluzive prodhimin e vajit të kanabisi në kushte shtëpie.

Duke parë këto pamje kuptohet se në Shqipëri vijon kultivimi dhe tregtimi i kësaj bime, në mënyrë të paligjshme.

Personazhi X është një i ri, i cili ka nisur të merret me këtë punë që në moshë të vogël, për shkak të varfërisë që po kalonte familja e tij.

“Ky është një proces shumë i thjesht që mund ta bëje kushdo në shtypin e tij. Si fillim marrim boçet e kanabisit dhe i ngrijmë në copa të vogla, për ta përhapur sa më mirë rezinën. Tani pasi kemi copëtuar 100 gr kanabis, duhet të shtojmë një liter alkol, që duhet të jetë mbi 90 gradë e sipër, duhet ta lagim të gjithë, në mënyrë që kanabisi të zhytet. I vëmë kapakun dhe e lejmë gjysmë ore që alkoli të rri bashk me kanabisin. Pas 30 minutash, bëhet procesi i kullimit. Pasi kullojmë alkolin, e hedhim tek ena për tu zier, në një zjarr të ngadaltë në një temperaturë jo me mbi 150 gradë. Dhe pasi të avullojë alkoli, në fund mbetet vetëm vaji i kanabisit”, procesi zgjatë 2 orë dhe pasi të ftohet është gati për përdorim”, na shpjegon personazhi

Ai rrëfen për Top Story mënyrën si përgatitet vaji i kanabisit por edhe frikën e pasigurinë që e shoqëron gjatë gjithë kohës.

“Tani janë bërë gati 7 vjet, e kam filluar në moshë të vogël për arsye ekonomike, e shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë por normalisht ka dhe në shtetet fqinje. Me miq me të njohur, me kontakte sepse kemi shumë vite që e bëjmë dhe klientët e dinë. Ne nuk punojmë me sasi të vogla, kjo është sa për ta treguar se kushdo mund ta bëjë në shtëpinë e vet. Si çdo gjë e jashtëligjshme nuk vjen me çmim të ulët, çdokush që merret me këto punë e di se ça po rrezikon por duhet ta bëjmë”, tregon personazhi.

Për të parë videon klikoni KETU

Lufta Prigozhin - Putin

Më shumë

Në trend Lajme

Më shumë
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
LVV e PDK

LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?

Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?

Lajme
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime

LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime

Politikë
Kalo në kategori

Më të lexuarat

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Lajme
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Magazina
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

La Liga
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Lajme
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga