LAJMI I FUNDIT:

Në Sofie u themelua Lidhja e Shkrimtarëve të Evropës Juglindore

Në Sofie u themelua Lidhja e Shkrimtarëve të Evropës Juglindore

Gjatë fundjavës së shkuar më 3 dhe 4 nëntor 2019, shkrimtari ynë Fahredin Shehu mori pjesë në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Evropës Juglindore me seli në Sofie të Bullgarisë

Pjesëmarrës të shteteve nga Evropa Juglindore: Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnia, Turqia, Rumania, Ukraina, Moldavia, Kosova, Shqipëria, Greqia, përfshirë edhe pjesëmarrjen e Italisë të gjatë punimeve kanë hartuar statutin, kanë zgjedhur kryesinë dhe selinë e Shkrimtarëve, e cila do të jetë në Sofie.


Dokumenti u nënshkrua nga: Zahari Ivanov, i cili u zgjodh kryetar, Jordan Plevnesh, Jeremija Lazareviq, Jakup Omeroglu, Fahredin Shehu, Predrag Bjelosev, Stefan Çapaliku, Makis Tsitas, Peter Sragher, Dragana Tripkoviq, Luca Cedrola etj.

Lidhja e Shkrimtarëve të Evropës Juglindore do të përqëndrohet në përkthimin e ndërsjell të autorëvë nga këto vende, promovimin e vlerave artistike të secilit vend pjesëmarrës, organizimi i tryezave të rrubullakëta dhe diskutime, Festivale ndërkombëtare të poezisë etj.

Gjatë këtyre ditëve si rezultat i bashkëpunimit është botuar dhe promovuar edhe Antologjia e Shkrimarëve të Evropës Juglindore e cila përfshin, poezi, prozë, dramaturgji, ese etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori