LAJMI I FUNDIT:

Pas WWE, Tyson Fury dëshiron të futet edhe në UFC: Do të fitoja ndaj Miocicit pa problem

Pas WWE, Tyson Fury dëshiron të futet edhe në UFC: Do të fitoja ndaj Miocicit pa problem

Tyson Fury ka paralajmëruar se mund të futet në UFC në javët e ardhshme.

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda ditë më parë ka debutuar në WWE, derisa ka mposhtur për tetë minuta Braun Strowmanin në Arabinë Saudite.


Britaniku tani ka insistuar se është i gatshëm që të largohet nga boksi dhe të futet në MMA.

“McGregor po rikthehet. Unë dua po ashtu të futem në botën e MMA. Tani për tani është vetëm një bisedë”, ka thënë ai në një intervistë për Ifl TV.

“Jam duke lundëruar në të gjithë ujërat tani, si në atë të WWE. Nuk e di në se e keni vërejtur, por tani jam në WWE, libri im, autobiografia ime, dokumentari im. Kënga me Robbie Williamsin, rimeçi ndaj Deontay Wilderit”.

“Dua të kem një luftë me çdokënd që të dëshirojë. Dëgjoni, nuk jam i frikësuar nga askush. Kush është kampioni në UFC? Stipe Miocic, a po?”.

“Ai e ka mposhtur Danel Cormierin në një rimeç, gjuajtje të mirë dhe e rrëzoi. Do të luftoja me të pa u trembur fare, pa problem”.

Tyson Fury debuton me fitore në WWE, fiton brenda tetë minutave
Lexo po ashtu Tyson Fury debuton me fitore në WWE, fiton brenda tetë minutave

“Ose me Francis Ngannou. Me të gjithë kampionat e peshave të rënda që i kanë. Nuk jam i frikësuar nga asnjëri prej tyre. Unë jam Gypsy King. Jam boksier, por mund t’i dal shumë mirë në të gjitha sportet”, ka shtuar më tej Fury.

Duket se britaniku dëshiron të futet në të gjitha sportet që lidhen me boksin dhe të shkruajë histori si një sportist që i ka provuar të gjitha luftimet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori