LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: SHBA ka njohur Kosovën, Serbia nuk hyn në konflikt me Amerikën

Vuçiq: SHBA ka njohur Kosovën, Serbia nuk hyn në konflikt me Amerikën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe emisari special i SHBA-së për Ballkanin Matthew Palmer kanë biseduar sy më sy sot në Beograd.

Pas takimit, Vuçiq tha se bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe se ai është i kënaqur me përmbajtjen e bisedave.

“Ne kemi shqyrtuar të gjitha çështje tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thosha që ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira mes vendit tonë dhe SHBA-së”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.


“Do të thosha që ishte gjithashtu një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën”, shtoi ai.

Vuçiq pranoi se pikëpamjet e SHBA dhe Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekrete.

“SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë falënderoj  Palmer që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot dhe më herët,” tha Vuçiq.

Tetë pyetjet e Vuçiqit drejtuar Palmerit sa i përket Kosovës
Lexo po ashtu Tetë pyetjet e Vuçiqit drejtuar Palmerit sa i përket Kosovës

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me SHBA.

“Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. As nuk më bie ndërmend të hyjmë në konflikt me fuqinë më të madhe”, u shpreh ai.

Vuçiq shtoi se të gjitha problemet do të zgjidheshin në nivelin dypalësh, duke mbrojtur interesat e tyre.

“Palmer më tha atë që nuk i pëlqen në lidhje me politikën serbe, ai ma tha këtë dhe unë iu përgjigja”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai priste që së shpejti të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe se Serbia dëshiron që ky dialog të jetë serioz dhe të çojë drejt një zgjidhje.

“Serbia është e gatshme për një kompromis, por kurrë nuk është për shkatërrimin e vet”, tha presidenti i Serbisë dhe shtoi se pohimet se ndaj Beogradit zyrtar duhet të ushtrohet presion për të bërë diçka që nuk është në interesin e saj- janë të pamundura. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori