LAJMI I FUNDIT:

Tetë pyetjet e Vuçiqit drejtuar Palmerit sa i përket Kosovës

Tetë pyetjet e Vuçiqit drejtuar Palmerit sa i përket Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohet sot me Matthew Palmer, të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkan, kurse tema e vetme e diskutimit siç raportojnë mediat serbe do të jetë çështja e Kosovës.

Vuçiq siç raportojnë mediat në Serbi do t’ia bëjë të qartë Palmerit se është e pamundur që Serbia t’i humb të gjitha, e shqiptarët t’i fitojnë, transmeton Telegrafi.


Zyra e presidencës në Serbi insiston se Vuçiq së bashku me Palmerin do t’i diskutojnë tetë pikat kyçe. Më poshtë ju sjellim tetë pyetjet drejtuar Palmerit sa i përket çështjes së Kosovës.

Pse Matthew Palmer flet për njohjen e Kosovës si kusht për pranimin e Serbisë në BE? Si mund ta thotë ai një gjë të tillë kur nuk është zyrtar i BE-së? A do të thotë kjo që SHBA-të kanë marrë kontrollin e plotë mbi BE-në? Edhe nëse pranimi i Kosovës shtet është kusht për Serbinë që hyjë në BE, atëherë pse askush nga Brukseli nuk po e thotë këtë?

Pse SHBA-të kërkojnë nga Beogradi që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës? Kur dhe ku është zotuar Serbia se nuk do të loboj për tërheqjen e njohjeve? Në marrëveshjet e Brukselit nuk ekziston asgjë diçka e tillë.

Pse Matthew Palmer nuk ia ka thënë as edhe një fjalë Prishtinës sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, formimi i të cilës është e garantuar me marrëveshjen e Brukselit? Si është e mundur që shqiptarët në Prishtinë të mos përgjigjen për mos përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që i ka ndërmarrë?

Pse Palmer kërkon nga përfaqësuesi i Listës Serbe që të heqin dorë nga Beogradi dhe të gjejnë hapësirë veprimi në Kosovën e pavarur? Si është e mundur që në opsionin politik që ka fituar bindshëm në Kosovë në këtë mënyrë të hapur të kërcënohet?

Pse Matthew Palmer është takuar në mënyrë të fshehtë me Nenad Rashiqin dhe Sllobodan Petroviqin në Lapna Sellë në afërsi të Prishtinës?  Pse e kishte publikuar fotografinë e këtij takimi, vetëm atëherë kur mediat e “zbuluan” takimin e fshehtë?  Si është e mundur që Palmer mbështet kyçjen e Rashiqit dhe Petroviqit në bisedimet për Kosovën, kur ata njerëz në nuk marrë kurrfarë përkrahje nga serbët?

Pse Palmer kërcënon Serbinë me sanksione për shkak të sistemit raketor rus S-400, kur e di që shteti jonë nuk e ka siguruar? Dhe si është e mundur që Serbia të kërcënohet vetëm për shkak të planit të blerjes së sistemit kundër ajror, kurse të njëjtën kohë Kroacisë, Maqedonië së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë përmes donacioneve nga SHBA-të t’i jepen armë ofensive?

Pse Matthew Palmer po sulmon investimet kineze në Serbi, pse po i pengojnë kinezët që kanë marrë në menaxhim “Zhelezarën” në Smedrevë? Pse kanë harruar që këtë “Zhelezar” amerikanët e kishin braktisur në momentin që e kishin kuptuar se nuk kishin fitim të madh?

Pse Palmer ka premtuar ndihmë organizatave në Prishtinë që kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e luftës nga Serbia?

Kujtojmë që Vuçiqi një pyetje ia kishte parashtruar edhe zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijancic, ku pyet atë se cili është qëndrimi i Bashkimit Evropian sa i përket zarfeve me votat e ardhura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori