Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kundërshtuar rritjen e taksës për sigurim të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve.
Me anë të një komunikate për media KMDLNJ, e bën përgjegjës kryesor Bankën Qendrore të Kosovës, për marrjen e vendimit që t’i rishikon tarifat për sigurimin e veturave.
KMDLNJ thotë se, “pikërisht ulja e çmimeve tarifore për sigurim dhe regjistrim të automjeteve mund të ndikojë shumë në zvogëlimin e numrit të 100 mijë veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara. Rritja e paralajmëruar e tarifave nga kompanitë e sigurimeve, me pëlqimin diskriminues të BQK-së vetëm sa do ta rris numrin prej 100 mijë automjeteve të pasiguruara dhe të paregjsitruara”.
Reagimi i plotë KMDLNJ
Kompanitë e Sigurimeve të Kosovës kërkuan nga BQK t’u lejohet rritje prej 36.5% për sigurimin e automjeteve kurse BQK u tregua më “dorështrënguar” ndaj tyre dhe me “bujare” ndaj qytetarëve duke e lejuar rritjen prej 21.5% për sigurimin e automjeteve e që është në kundërshtim të plotë më mundësitë financiare të qytetarëve sikur që kjo është shumë më e lartë se inflacioni zyrtar në Kosovë.
Që nga përfundimi i luftës, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë caktuar tarifat e sigurimeve duke pasur parasysh interesin dhe përfitimet e atyre që kanë drejtuar kompanitë, e të cilët kanë qenë instrument ekzekutiv i politikanëve të kriminalizuar të cilët kanë menaxhuar këtë strukturë përmes familjarëve të tyre apo ndikimit politik. Për vite të tëra, vazhdon edhe tani, që bashkatdhetarët nga diaspora janë detyruar të paguajnë “haraçin” gjatë hyrjeve në Kosovë me arsyetimin se, meqë Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, janë të detyruar të zbatojnë këtë pagesë krejtësisht diskriminuese e që nuk bëhet në vendet e tjera. Byroja e Sigurimeve të Kosovës është arsyetuar se në Kosovë qarkullojnë mbi 100.000 automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara prandaj edhe ndahen me humbje në ndërkohë që pagat e tyre nuk dallojnë aspak nga kolegët e tyre në vendet më të zhvilluara të botës.
Qarkullimi i mbi 100.000 automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara sipas Byrosë së Kosovës të Sigurimeve paraqet edhe njërën ndër pengesat kryesore që Kosova nuk qenka pjesë e Kartonit të Gjelbër në ndërkohe që në këto bisedime Kosova është përfaqësuar nga niveli më i ulët profesional i cili nuk ka përfaqësuar interesin e qytetarit pos interesin personal dhe të politikës. Byronë e Sigurimeve te Kosovës, gjatë tërë kohës e kanë përcjellë afera korruptive dhe keqmenaxhim financiar në ndërkohë që asnjëherë nuk ka arritur të ndërtojë dhe stabilizojë një piramidë menaxhuese, profesionale dhe të qëndrueshme
Qytetarët e Kosovës, pagues të rregullt të sigurimeve për veturat e tyre nuk mund dhe nuk duhet të penalizohen duke ua mbuluar humbjet kompanive të sigurimeve shkaku i 100.000 veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara si dhe menaxhimit të keq të të hyrave.
KMDLNJ mendon se pikërisht ulja e çmimeve tarifore për sigurim dhe regjistrim të automjeteve mund të ndikojë shumë në zvogëlimin e numrit të 100.000 veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara. Rritja e paralajmëruar e tarifave nga kompanitë e sigurimeve, me pëlqimin diskriminues të BQK-së vetëm sa do ta rris numrin prej 100.000 automjeteve të pasiguruara dhe të paregjsitruara.
Mosrenditja e bashkëpunimit midis Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës gjithashtu ndikon në rritjen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara si dhe e betonon ndarjen thuaja legale në përqindje te tregut të kompanive te sigurimeve që pastaj e kanë lehtë të manipulojnë me tarifa dhe çmimeve, gjithmonë në dëm të interesit të qytetarit të Kosovës si dhe diasporës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë