LAJMI I FUNDIT:

Stilistët, Kujta dhe Meri i bashkohen Vetëvendosjes

Stilistët, Kujta dhe Meri i bashkohen Vetëvendosjes

Kujtim dhe Meri Berisha, bashkëshortë dhe stilistë me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ofrojë më shumë mundësi për talentet, krijuesit dhe firmat vendore, në industrinë e tekstilit dhe modës.


“Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e dizajnit në Kosovë”, shkruan ai.

Postimi i Albin Kurtit:

Kujtimi, qysh në moshë të hershme e përpunoi talentin e tij drejt një firme prodhuese që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në industrinë e modës. Puna dhe kreativiteti i tij e takuan atë me Merin, po ashtu të talentuar në këtë lëmi, dhe prej atëherë ata i ndërthurën rrugët krijuese drejt sukseseve në fushën e stileve elegante të modës.

Kështu, fjala për markën Kujta & Meri filloi në Kosovë, për të hyrë më pas nëpër institucione të rëndësishme të modës edhe jashtë vendit. Në vitin 2009, ata morën pjesë në Javën e Modës në Milano, e cila u vlerësua shumë nga mediat italiane duke u siguruar atyre ftesë në prezantimin e koleksionit për gra në Javën e Modës që u mbajt nga Critical Fashion në po atë qytet. Si rezultat i vlerësimeve, sidomos prej kritikëve të dizajnit në këtë industri, ata u ftuan të marrin pjesë po atë vit edhe në Ekspozita Houte Couture Art & Galeria në Milano. Në vitin 2014, ata prezantuan fustane në Javën e Modës në Berlin.

Krijimi i Kujtës dhe Merit (K & M) shënon depërtimin e parë të krijuesve shqiptarë nga Kosova në tregun e qendrave botërore të modës si Milano, Romë, Palermo dhe Berlin. Gjersa Kujta dhe Meri tregojnë arritjet e talentit dhe kreativitetit, këto qendra botërore tregojnë për investimin e shteteve në këtë industri të rëndësishme, miliardash, për ekonominë sot. Shteti ynë duhet të ofrojë më shumë mundësi për talentet, krijuesit dhe firmat vendore, në industrinë e tekstilit dhe modës. Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e dizajnit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Drejtësi
Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

Lajme
Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Lajme
Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Botoks kontrabandë në Tiranë, zbulohen emrat e personave në kërkim, mes tyre edhe Skerdi Faria

Lajme
Kalo në kategori