LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i kundërpërgjigjet Hazirit: Emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor

Haxhiu i kundërpërgjigjet Hazirit: Emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

Reagimi i Haxhiut vjen pas një deklarate të nënkryetarit të lDK-së, Lutfi Haziri, se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së


“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partia nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.
Ndërsa ka shtuar se, vendi ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. “Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!”.

Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së
Lexo po ashtu Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Kjo deklaratë e Hazirit vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për të krijuar një koalicion të përbashkët qeveritar. /Telegrafi/