Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar aksion për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar, si dhe nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të ATK-së, se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasurisë.
ATK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se, procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është zhvilluar ndaj tetë tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 183,778.39 euro, transmeton Telegrafi.
“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi trend pozitiv të zvogëlimit të borxheve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave.
Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, ATK ka mbledhur gjithsejtë 83.6 milion euro borxhe, që në krahasim me vitin e kaluar kemi zvogëluar borxhin për 21 milion euro. ATK do të vazhdoj mbledhjen e të gjitha borxheve të pa-paguara, duke u ofruar tatimpaguesve mundësin e lidhjes së marrëveshjeve për pagesë të borxheve sipas procedurave të parapara ligjor. Në të njëjtën kohë ndaj të gjithë tatimpaguesve borxhlinj, të cilët neglizhojnë pagesën e borxheve të tyre, ATK do të aplikoi mbledhjen e detyrueshme për inkasimin e këtyre borxheve, që nënkupton konfiskimin e pasurisë, dhe format tjera detyruese të parapara me ligj.
Përveç konfiskimit të pasurisë, aksioni në fjalë do të shtrihet edhe në mbledhjen e të gjitha gjobave mandatorë, të cilat janë të pa-paguara”, thuhet në njoftim.
ATK bën të ditur se aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme. Fokusi ynë vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore”, përfundon njoftimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit