Miliarderi tanzanian Mohammed Dewji ka thënë se ai i kërkoi rrëmbyesit të tij që ta qëllonte për vdekje atë, gjashtë ditë pas rrëmbimit të tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëmbimi i tij, 12 muaj më parë, jashtë një palestre hoteli në qytetin kryesor të vendit, Dar es Salaam, provokoi një kërkim të madh.
Duke folur për herë të parë në media në lidhje me fatkeqësinë e tij, Dewji i ka thënë BBC-së se ai atij i ishin mbyllur sytë dhe ishte i çorientuar kur bëri këtë kërkesë.
Ai u la i lirë pas 10 ditësh dhe madje thotë se kjo ndodhi pa paguar asnjë shpërblim.
“Unë isha me sy të mbyllur dhe kishte raste që ata vazhdonin të më kërcënonin me armë në kokë dhe pesë ditë, gjashtë ditë brenda saj isha duke menduar se po humbja shikimin”, ka rrëfyer Dewji për BBC.
“[Rrëmbyesi] vepronte sikur donte të thoshte ‘unë do të të qëlloj ty’ dhe unë isha si ‘ti mund të më qëllosh dhe të më vrasësh’, sepse isha duke e humbur atë. Ti je i disorientuar, je i lodhur, sepse është një formë e torturës”.
Megjithatë, dhjetë ditë pas rrëmbimit të tij në tetor të vitit 2018, kompania e tij, MeTL, dha një postim nga Dewji duke thënë se ai ishte “kthyer në shtëpi i sigurt”.
Që atëherë ai ka falënderuar njerëzit për lutjet për sigurinë e tij.
Pos këtyre, Dewji i tha BBC-së se rrëmbyesit e tij e kishin braktisur atë në një fushë 15 minuta me makinë larg nga ku ishte rrëmbyer në Hotelin Coliseum.
Autoritetet nuk kanë krijuar një motiv të qartë për rrëmbimin dhe Dewji është gjithashtu në errësirë për këtë.
“Ende nuk e di pse ndodhi”, tha ai. “Natyrisht qëllimi dukej sikur ishin paratë. Në fund ata më lanë pa para”.
Ai beson se rrëmbyesit hoqën dorë për shkak të presionit të ngritur nga media dhe vëmendja politike.
Ndërkohë, përcjell Telegrafi, një shofer taksie tanzanian, Mousa Twaleb, është arrestuar dhe është në pritje të gjykimit. Por ai është i vetmi i dyshuar që po mbahet.
Dewji beson se kishte rreth tre ose katër të huaj nga Mozambiku dhe Afrika e Jugut të përfshirë, të cilët ai beson se kanë ikur nga vendi.
Miliarderi thotë se ai ka bërë disa ndryshime në jetën e tij; duke zëvendësuar dritat në shtëpinë e tij me llamba të ndritshme dhe ka ndaluar vrapimin vetëm.
Ai tha se rrëmbimi ka bërë që ai të reflektojë.
Dewji njihet me kthimin e biznesit të tij familjar nga një ndërmarrje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.
MeTL ka interes në prodhimin e tekstilit, bluarjen e miellit, pije dhe vajra ushqimore në të paktën gjashtë vende afrikane.
Revista Forbes vlerësoi pasurinë e tij neto rreth 1.5 miliard dollarë, gjë që do ta bënte atë miliarderi më i ri i Afrikës.
Ai ka bërë të ditur se synon të investojë pothuajse 400 milionë dollarë në bujqësi në Tanzani në 24 muajt e ardhshëm, jo për fitime por për të bërë një “ndikim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City