Një video që thuhet se është publikuar nga Qeveria meksikane tregon momentin kur forcat e sigurisë kapën Ovidio Guzman Lopez, një drejtues i kartelit Sinaloa dhe djali i Joaquin “El Chapo” Guzman.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për aksionin e organizuar në qytetin e Culiacan më 17 tetor.
Guzman është parë duke u dorëzuar tek autoritetet, të cilët i kërkojnë që të bëjë një telefonatë tek një bashkëpunëtor i kartelit për t’i kërkuar luftëtarëve të kartelit të ndalojnë sulmin.
Megjithatë, autoritetet meksikane përfundimisht e liruan Guzmanin pasi karteli Sinaloa mori kontrollin në pjesën më të madhe të qytetit.
Madje, ata kishin marrë peng disa ushtarë në një pjesë tjetër të qytetit dhe kishin rrethuar një kompleks strehimi për familjet e personelit ushtarak.
Ndryshe, siç ishte raportuar, Ivan Archivaldo Guzman, 39 vjeç, dhe vëllai Ovidio Guzman Lopez, 28 vjeç, u tha se u tentua të arrestoheshin kur 35 trupa bastisën një shtëpi në Culiacan, në shtetin Sinaloa të Meksikës.
Siç bëhet e ditur tutje, autoritetet meksikane donin të arrestonin Ovidio me një kërkesë ekstradimi të vitit 2018 nga SHBA.
Por, burime të New York Times kishin thënë se pasi Ivan u kap gjatë bastisjes, “shokët e tij” shin në gjendje të mposhtnin trupat shpejt dhe të fitonin lirimin e tij.
Ivan u tha se kishte organizuar atë që do të bëhej shfaqja e forcës që e ktheu Culiacan-in në një zonë të luftës urbane për tetë orë, të gjitha në një përpjekje për ta liruar vëllanë e tij. Ai mbajti peng disa prej trupave.
Kështu autoritetet u detyruan përfundimisht të lëshonin Ovidio pasi e gjetën veten të pafuqishëm gjatë shkëmbimit të egër me pjesëtarët e Sinaloa Cartel, nga ky mbetën tetë të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles