LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër për politikën e jashtme të Maqedonisë, pushteti e quan sukses ndërsa opozita dështim

Debat i ashpër për politikën e jashtme të Maqedonisë, pushteti e quan sukses ndërsa opozita dështim

Debat i nxehtë me fjalime të shumta është zhvilluar sot në Komisionin për Politik të Jashtme, ku është diskutuar për raportin e shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, për zbatimin e politikës së jashtme dhe procesin e euro-integrimeve.

Dimitrov fillimisht tha se vendi 14 vjet e ka pasur statusin e vendit kandidat me dhjetë rekomandime për nisjen e negociatave, ndërsa këtë e vlerësoi si rast të veçantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov tha se në vitin 2001, kur Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në, shteti ka qenë në grup me Kroacinë, ndërsa mundësinë më të mirë për anëtarësim e ka pasur në vitin 2012.


Ai vlerësoi se BE atëherë nuk ka pasur vullnet për zgjerim, pasi ka qenë e zënë me shumë punë tjera, siç ka qenë kriza me emigrantët, Brexiti, kriza me sundimin e së drejtës tek disa vende anëtare, që sipas tij, e kanë ndryshuar kontekstin e Maqedonisë.

“Tani jemi me Shqipërinë, e cila është bërë kandidate për anëtarësim në vitin 2014 dhe me dy rekomandime. Ne jemi me 10 rekomandime. Kjo krijon sfidë shtesë. Vetë Macron, përkrah pohimeve se së pari duhet të rregullohet shtëpia e tyre, tha se do të jetë gabim nëse trajtohen ndaras kandidatura e Maqedonisë dhe Shqipërisë”, tha Dimitrov.

Në fund të raportimit një orësh të Dimitrovit, deputeti i BDI-së Artan Grubi, kërkoi pauzë që të mund t’i shqyrtojë vërejtjet stenogramike në fjalimin e ministrit.

Këtë kërkesë kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme Antonio Milloshoski, e vlerësoi si taktikë të menduar mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat siç tha, nuk duan që ministri t’i raportojë opozitës dhe të përballet me kritika.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, e akuzoi ministrin Nikolla Dimitrov se Marrëveshja e Prespës është në dëm të vendit dhe se qeveria ka zbatuar diçka që nuk është morale.

Seanca në Komision ka vazhduar pas gjysmë ore pauze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori