LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i qytetit të Milanos, Sala: Zvogëlimi i Meazzas do të ishte zgjidhja më e mirë

Kryetari i qytetit të Milanos, Sala: Zvogëlimi i Meazzas do të ishte zgjidhja më e mirë
San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Giuseppe Sala i ka kërkuar Interit dhe Milanit të punojnë me autoritetet lokale, pasi sipas tij, kapacitet i zvogëluar i Meazzas do të ishte një zgjidhje e mirë.

Të dy klubet paraqitën planet e tyre ambicioze për të rrëzuar stadiumin e njohur edhe si San Siro dhe për të ndërtuar një arenë të re të përbashkët pranë tij, në thelb tani ku gjendet parkingu i makinave të stadiumit.

Një votim në këshillin lokal mbështeti planet për të rindërtuar zonën San Siro të qytetit, por shkatërroi përpjekjet për të eliminuar tërësisht Stadio Meazzan.


Milani dhe Interi prezantojmë projektet për stadiumin e ri, flasin drejtuesit e dy klubeve
Lexo po ashtu Milani dhe Interi prezantojmë projektet për stadiumin e ri, flasin drejtuesit e dy klubeve

“Zgjidhja më e mirë për San Siron do të ishte një zgjidhje e kombinuar, pra një hapësirë ​​tregtare për zhvillim, por edhe një arenë e kapacitetit të zvogëluar të përdorimit të qytetit”, ka thënë fillimisht kryetari Sala.

“Ne duhet të kuptojmë nëse është financiarisht i zbatueshëm, por do të ishte gjëja më e mirë për qytetin, duke parë që futbolli në Milano nuk është vetëm Serie A, por edhe skuadra e futbollit dhe të rinjve për femra”.

“Në këtë kuptim, një kapacitet i zvogëluar i Stadio Meazzas do të ishte një zgjidhje e mirë. Nuk e di nëse është e mundur, por kërkoj nga klubet të bëjnë një përpjekje serioze për të gjetur një jetë të re për San Siron”, përfundoi kryetari.

Milani dhe Interi njëzëri: San Siro i ri do ndërtohet te San Siron aktuale
Lexo po ashtu Milani dhe Interi njëzëri: San Siro i ri do ndërtohet te San Siron aktuale

Kjo nuk do të thotë që Interi dhe Milani nuk mund të ndërtojnë një stadium krejt të ri, por Meazza ekzistues do të duhet të mbetet në një mënyrë apo një tjetër.

Kjo do të detyronte një rishikim rrënjësor të planeve arkitekturore të paraqitura deri më tani, ndërsa do të rrisë gjithashtu kostot, pasi rrëzimi i stadiumit do të ishte në rajonin prej 45 milionë euro, ndërsa riprodhimi i tij do të kushtonte 200-250 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt

Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt

Premier League
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Premier League
Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho befasoi trajnerin dhe lojtarët e Kasimpasas

Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho befasoi trajnerin dhe lojtarët e Kasimpasas

Ligat tjera
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Premier League
Kalo në kategori