LAJMI I FUNDIT:

Gareth Bale ka shkuar në Londër për arsye personale

Gareth Bale ka shkuar në Londër për arsye personale

Real Madridi nuk ka dashur të zbulojë shumë nga shkuarja e Gareth Bale në Londër.

Ylli uellsian ka fluturuar për në Londër për arsye personale, derisa i ka kërkuar klubit spanjoll që mos t’i bëjë publike testet e tij mjekësore.


Sipas asaj që raporton AS, Bale nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa El Chiringuito TV ka publikuar pamje nga nisja e tij për në Londër.

Gareth Bale (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Uellsiani u kthye i lënduar nga ndeshjet me kombëtaren, derisa kishte humbur dy ndeshjet e fundit te Los Blancos.

AS më tej raporton se vizita  e Bale ka të bëjë më shumë për punë personale, se sa rreth lëndimit të tij.

Gareth Bale largohet nga Real Madridi, niset për në Londër
Lexo po ashtu Gareth Bale largohet nga Real Madridi, niset për në Londër

Agjenti i tij, Jonathan Barnett ka thënë se klienti i tij ka të drejtë që raportet e tij mjekësore mos të bëhen të ditura për publikun, pasi edhe ai është një njeri dhe mund ta bëjë një gjë të tillë si një qytetar i thjeshtë.

Bale do të mungojë në ndeshjen ndaj Leganes që zhvillohet këtë të mërkure shkaku i fluturimit të tij për në Londër, derisa ishte stërvitur vetëm në fitnes. /Telegrafi/